E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epokë e re marrëdhëniesh Greqi-Turqi

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan përfundoi vizitën e tij historike në Athinë. Në krye të një delegacioni prej 320 vetësh, me 10 ministra, edhe 87 afaristë në përbërjen e tij, kryeministri turk Taip Erdogan kthehet në Ankara pas vizitës së tij dyditore. “Numri dhe rëndësia e marrëveshjeve që nënshkruam është një indeks, e pse jo edhe dëshmi e anës historike të kësaj vizite”, deklaroi kryeministri grek Papandreu në konferencën e përbashkët dyorëshe për shtyp me mysafirin e tij.

U nënshkruan 21 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në sektorë si: transporti, turizmi, energjia, mjedisi, kultura dhe arsimi, por edhe për çështje si riatdhesimi i klandestinëve dhe heqja e vizave për pasaportat e blerta turke. Të dy kryeministrat kryesuan sesionin themelues të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis dy vendeve, që mishëron siç u tha, “epokën e re”, dhe u vendos të mblidhet dy herë në vit në nivel ministrash dhe një herë në nivel kryeministrash.

Antagonizmi dhe rivaliteti ka qenë histirikisht present mes dy vendve në prag të një konflikti të armatosur më 1996. casus belli quhet Imia në greqisht e Kardak në turqisht një rrip i ngushte toke i pabanuar por për hir të të cilit greqia është shprehur e gatshme për të përdorur armët ndërsa Turqia ka reaguar e vendosur duke thënë se nuk do të lejojë asnjë flamur të huaj në territortin e saj. Ujrat territoriale, hapësira ajrore platforma kontinentale në egje gjithcka duket se shërben për të ushqyer një konflikt psikologjik mes dy vendeve, një konflikt me një shpenzim të jashtëzakonshëm ushtarak. Tashmë vendet kanë vendosur të lenë pas mëritë e vjetra e madje në një përpjekje për të nxitur dhe më tej turizmin Greqia ka propozuar të heqë vizat për pushuesit turq.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›