Burgu, parajsë në Norvegji

Për disa nga të burgosurit norvegjezë liria është shumë afër. Për ta arritur mjaftojnë rreth dhjetë minuta me varkë ose në dimër kur deti ngrin në sipërfaqe, më pak se një orë në këmbë. Megjithatë, në dhjetë vitet e fundit, nga 130 të burgosurit që jetojnë në burgun që ndodhet në ishullin Bastoy, vetëm tre kanë tentuar të arratisen. Që aty nuk të iket. Nuk mund të hiqet lehtë dorë nga ajo parajsë e vogël. “Nuk u leverdis të largohen”, shpjegon drejtori i burgut Arne Kvernvik Nilsens. “Nëse largohen është shumë e vështirë që të kthehen sërish këtu”.
Në burgun ideal gjenden njerëz që kanë kryer krime të ndryshme: rrëmbyes, përdhunues dhe vrasës serialë, që vijnë thuajse të gjithë nga institutet e sigurisë së lartë. Në ishull janë të lirë të shëtisin në pyll, të shohin lulet teksa rriten apo zogjtë kur fluturojnë. Gjatë muajve të verës mund të peshkojnë apo të lahen në det. Qelitë e tyre janë si shtëpi të vogla prej druri të ngjyrosura, ku jetojnë të pavarur pesë apo gjatë veta. “I vetmi kufizim është t’u përgjigjesh tri apeleve që zhvillohen në ditë dhe të mos dalësh nga shtëpia pas orës 11:00 të mbrëmjes”.
Në burgun ideal pa hekura dhe as qeli mund të shkohet me traget nga Porti i vogël i Hostenit, disa dhjetëra kilometra në jug të Oslos. Dy javë më parë, një i burgosur vodhi barkën e shërbimit, por arriti të kapej pak ditë më pas. “Do t’i japim një mundësi tjetër, sepse respektoi paktin që kishim bërë. D.m.th kur njëri arratiset, pasi shkel në tokë, duhet të na lajmërojë që nuk ka humbur në det apo nuk është mbytur”. Bastoy dikur njihej si Ishulli i Djallit, sepse ishte selia e shkollës së riedukimit shumë të ashpër. “Por, që prej vitit 2000 është burgu i parë human dhe ekologjik i planetit”, tregon drejtori i tij. Human, sepse është diçka e mirë t’u ofrosh të burgosurve mundësinë për të jetuar një jetë normale. Ekologjik, sepse në ishull përdorimi i makinave është reduktuar në maksimum, ndërsa biçikletat janë mënyra më e mirë për të shëtitur. Aty toka punohet me kuaj, ndërsa mbeturinat ripërdoren si plehra për tokën.
“Mendoj se është e vështirë të arrish një rezultat të mirë, duke e depresionuar dhe ndëshkuar një njeri. Përkundrazi nëse e respekton, ai do të ndryshojë”. Duken si doktrina të utopive të fillimit të viteve 1900, por duhet pranuar se modeli i Bastoyt funksionon për bukuri. Sa kushton? Pak ose shumë më pak se një burg i sigurisë së lartë. Ushqimi përgatitet thuajse tërësisht nga të burgosurit. “Për t’u kujdesur për 130 të burgosur punojnë rreth 70 veta që në mbrëmje shkojnë pothuajse të gjithë nëpër shtëpi me tragetet e fundit. Në ishull qëndrojnë vetëm pesë roje burgu që nuk kanë as pistoletë. Në institutet e tjera penale raporti është një me një”.
Kur mbërrijnë në Bastoy, të burgosurve u kërkohet të sillen në mënyrë të përgjegjshme. Javët e para u mësohet të gatuajnë, lajnë rrobat, pastrojnë shtëpinë. Për ta kryer dënimin në këtë burg, më të veçantin në botë, mjafton të mos thyesh rregullat: duhet të ngrihesh në orën 8:00 për të përgatitur mëngjesin, pastaj do të shkosh për të punuar tokën ose do shkosh në shkollë. Nga ora 3:00 e pasdites je i lirë. “Ditët e para prisja që të më sillnin kafenë dhe hapa derën për të marrë ajër. Nuk e konceptoja dot idenë që dera qëndronte gjithmonë hapur dhe unë mund të hyja dhe dilja sa herë kisha dëshirë”, tregon Joaquim, 36 vjeç, i dënuar për grabitje të armatosur dhe shpërndarje droge. Kur e pyesim nëse është e vërtetë se këtu funksionon gjithçka në mënyrë të përsosur, përgjigjet: “Jo, tamam. Më frikëson përzierja me të burgosurit e tjerë. Është e vërtetë se këtu je i lirë, por të duhet ta ndash lirinë tënde me vrasës serialë dhe përdhunues fëmijësh. Shpesh kam frikë. Pastaj më mungojnë edhe vajzat që kisha në qytet”.
Një tjetër problem i madh, sipas drejtorit të burgut, është droga që sjellin familjarët që vijnë në ishull për të vizituar të burgosurit. “Çdo ditë bëhen analizat e urinës të disa të burgosurve të zgjedhur rastësisht. Kush rezulton pozitiv ftohet të shkojë pasditeve të bisedojë me psikoterapeutin. Mes 80 ndërtesave në ishull janë një kishë, një shkollë, një bibliotekë dhe një klinikë dentare. E gjitha kjo për ta bërë këtë vend sa më të ngjashëm me një fshat të vogël turistik.
Ndaj kur të kenë përfunduar dënimin, do ta kenë më të lehtë të integrohen sërish në shoqëri. Në Norvegji, nëse kapesh duke ngarë makinën dhe ke konsumuar alkool, përfundon në burg për tri javë. Nuk ekziston dënimi me vdekje dhe shumë rrallë aplikohet ai maksimal me 21 vjet burg. “Herët apo vonë i burgosuri do të dalë dhe t’i mund ta kesh fqinj. Çfarë mund të bësh me një njeri që ka jetuar si qen në kolibe për shumë vite me radhë? Do përpiqesh ta bësh një qytetar të denjë për të mirën e të gjithëve”. Për Arne Kvernvik Nilsens është e ligjshme ta mendosh këtë sistem burgu jo vetëm në Norvegji, një nga vendet më të pasura në botë ku ndodhen dhjetëra ishuj të vetmuar, ku mund të krijosh burgje të tjera modele. “Mjafton të eksportosh filozofinë me të cilën drejtohet Bastoy”.