Materialet zgjedhore, Berisha: Zbatoj kodin
Në rast se ndërkombëtarët do të kërkonin hapjen e materialeve zgjedhore të 28 qershorit, Kryeministri Sali Berisha do të vinte në zbatim Kodin Zgjedhor, duke proceduar vetëm në bazë të tij. I pyetur dje nëse ishte i gatshëm për hapjen e materialeve zgjedhore, Berisha u përgjigj: Kodi Zgjedhor ka përcaktuar çdo gjë dhe duhet të zbatojmë atë. Nuk duhet ti themi njëri-tjetrit faleminderit për çdo gjë, por të zbatojmë ligjet. Ligji i ka përcaktuar, nëse ne duam. Por a do të pranonte kreu i qeverisë një ofertë të opozitës vetëm për hapjen e materialeve zgjedhore? Kodi Elektoral, nga kodet më të mrekullueshme të vendit, ka përcaktuar çdo gjë për kutitë me materiale, për kutitë me fletë votimi, për fletët e votimit, që do të thotë që nuk ka nevoje ti themi njëri-tjetrit faleminderit për asgjë. Të zbatojmë ligjet, kaq, - tha Berisha.