E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë provokim s’do të cenojë mbështetjen e PD-së për protestën studentore

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë sot për mediet, tha se asnjë veprim i qeverisë nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore.

Berisha u shpreh se PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cenojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore”, deklaroi Berisha.

Berish bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

“I sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqjen!”, tha ai.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›