E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Aspirata e shqiptareve nje komb nje qendrim

“Një ditë e shënuar për parlamentin dhe kombin shqiptar, pasi janë mbledhur sot për të çelur vitin e pavarësise deputetë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”. Kështu u shpreh kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij përshëndetsë në seancën e organizuar posaçërisht për të çelur aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Gjithashtu, ndalur në rëndësinë që mbart në vetëvete kjo ditë, kryeministri berisha u shpreh se “kjo përbën arritjen më të madhe të këtij shekulli për ne, përbën nderrmin më të madh për ato djem e vajza që flijuan jetën e tyre, që bëhej e mundur arritja e kësaj dite, bënë gjithçka për kombin”.
Po kështu, kreu i mazhorancës nuk mund të mos veçnte si më të rëndësishmen pikërisht aspiratën e shqiptarëve.
“Aspirata e shqiptarëve një komb një qëndrim. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të copëtojë shpirtin e një kombi. Ndaj lavdi Zotit në vijmë sot të lirë në këtë sallë sepse qendruam sëbashku”, u shpreh Kryeministri.
Njëkohësisht, në fjalën e tij përshëndetësi, kreu i ekzekutivit rikujtoi momentet më të rëndësihme të historisë së kombit shqiptar, që nga themelimi i tij e deri më sot.
“Çështja kombëtare ylli polar i politikës shqiptare. Në fituam sepse patëm një mbështetje të fuqishme të të rinjve, të qytarëve brenda kufijve shqiptarë, të diasporës shqiptare, të ndërkombëtarëve, përfshirë këtu si popullin amerikan ashtu dhe atë europian”, vuri në dukje Berisha.
Ndërkohë që në fjalën e tij kryeministri Berisha lëshoi dhe një kërkesë për qytetarët shqiptarë.
“Ftoj shqiptarët që në emër të sakrificave të mëdha, të respektit ndaj atyre që nuk panë një ditë të lirë, të atyre që u flijuan për lirinë dhe demokracinë, tonë të bëjnë çdo ditë e më shumë përpjekjet tona të mëdha për të realizuar projektin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë. Në këtë rrugë ne kemi arritje të mëdha, në këtë rrugë kemi sërish vështirësi reale, por mundësitë tona, potencialet tona, janë shumë herë më të mëdha se vështirësitë. Le të urojmë që të jetë një viti i mbarë për shqiptarët, që ky vit të shdënrrothet në vitin e vlerësimit të madh për njëri- tjetrin, për ata që bënë të mundur këtë ditë, për miqtë tanë”, përfundoi fjalën e tij, kreu I ezkeutivit shqiptar, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›