E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise

Seanca e posaçme në Kuvend për kremitimet e 100 vjetorit të Pavarëisë është hapur nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
“Sot jemi për të celebruar ditëlindjen e madhe kombëtare. Ne këtë vit nderojmë të lirë ngritjen e flamurit të finalizuar në Vlorë. Nderojmë nënshkruesit e deklaratës së Pavarëisë. Ideali dhe qëllimi i heroit tonë, Skënderbeut ishte bashkimi i shqiptarëve”, vuri në dukje Topalli.
Por në këtë ditë të shënuar, kryeparlamentarja Topalli veçoi se kujtimet e flamurit tonë nuk janë kujtime lakmimi të vendeve fqinje, por me këtë flamur shqiptarët mburren sepse ai është më i vjetri në botë dhe një nga më të drejtët.
“Historia për krijimin e shteti shqiptar nuk ishte vetëm histori gjaku, por edhe djerse dhe vizioni që përjetuan të ardhmen e vet dhe të tonën. Pa veprën e tyre ne nuk do kishim Shqipëri, Kosovën, flamurin dhe kombin ndaj ne festojmë me liri ditën tonë të flamurit”, deklaroi Topalli.
Gjithashtu, në këtë seancë përshëndetën dhe drejtues shqiptarë në parlamentin e Kosovës dhe të Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi shprehu kënaqësinë, gëzimin dhe krenarinë e tij për pjesmarrjen në një aktivitetit të tillë, në këtë vit jubilar. Gjithashtu, Krasniqi rikujtoi datën e shënuar për të gjithë kosovarët, e konkretisht 17 shkurtin e vitit 2008, ku Kosova u shpall e Pavarur.

Seancë e posaçme për 100 vjetorin e Pavarësisë
Zhvillohet sot një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, përmes së cilës do të hapet dhe kalendari i veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Sot mbushen plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Në këtë seancë të veçantë do të jetë i pranishëm, kryeministri, Sali Berisha, i cili pritet të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse në një ditë të tillë. Gjithashtu do të jenë të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë edhe anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi.
Ndërkohë, jashtë ambjenteve të Kuvendit do të performojnë me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›