E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Autostrada bashkon të gjithë shqiptarët

“Sot me ne këtu në Vërmicë është mbarë kombi shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe diasporë. Gëzojnë së bashku me ne inagurimin sot të autostradës në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Të kësaj rruge madhështore që bashkoi shqiptarët në idealin e kombit shqiptar. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në ceremoninë e ingaurimit të 38 km të para të autostradës Vërmicë-Mërdar.

Kryeministri  Berisha ka deklaruar se kjo rrugë bashkon shqiptarët dhe është realizim i idealeve të të parëve, që sakrifikuan për të bërë Shqipërinë e pavarur dhe Kosovën të lirë dhe të pavarur.

"Nderim burrit mendjendritur të idealit shqiptar profesor Ibrahim Rugovës. Kosova në më pak se tre vjet i dhuron qytetarëve të saj, kombit shqiptar, një kryevepër. Autostrada që ndërtohet është rruga e së ardhmes së Kosovës", theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›