E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretendimi i çmendur i Sirisë: Bacelona u dërgoi mesazh sekret rebelëve (VIDEO)

Iniesta, Mesi dhe Pedro

Futbollistët e Barcelonës u kanë dërguar sinjale sekrete rebelëve sirianë. Një gjë të tillë pretendon televizioni shtetëror i Sirisë. Lionel Mesi, anores Inises dhe Pedro.

Sipas pamjeve të servirura nga televizionit Addounia, skema e realizimit të golit kundër Real Madridit ishte kod që tregonte se armët në Siri kanë hyrë nga Lebanoni.

Po sipas këtij pretendimi armët nga Lenanoni kanë hyrë në qytetin e Homsit dhe më pas janë marrë nga terroristët.

Një pretendim i tillë shihet si fabrikim ndërsa disa të tjerë e shohin si propagandë të qeverisë.

http://www.youtube.com/watch?v=TfpHdWCIx0U

Nga ana tjetër thuhet se pretendimi i çmendur ndaj kampionëve të Evropës që sponsorizohen nga Fondacioni Katar, mund të jetë prodhuar nga rebelët në tentativë për të bërë që diktatori Basha Assad të duket budalla.

Mesazhi sekret

Profesori i Oksfordit Mark Almond ka thënë për The Sun se nëse do të ishte simpatizanti i rebelëve do të realizonte një video të tillë për ti treguar botës se sa i sëmurë është Assad.

Pretendimi i çuditshëm vjen pas falës së re të dhunës që ka përfshirë periferinë e Damaskut. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është shprehur se konflikti është shumë i rrezikshëm që mund të ketë ndikim në të gjithë botën. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›