E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Kleçka, të pavlefshme dëshmitë e X

Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në “rastin Kleçka”, i ka shpallur sot të pavlefshme të gjitha deklaratat e dëshmitarit “X”, përkatësisht të të ndjerit Agim Zogaj, të deponuara gjatë vitit 2010 para hetuesve të EULEX-it, si dhe ditarin e tij, në tri pjesë, në të cilat kryesisht mbështetej akuza e prokurorit ndërkombëtar.

Ky ishte dëshmitari vendimtar i pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, në procesin kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që lidhen me “rastin Kleçka”.

Shpalljen e dëshmive të pavlefshme e kishte kërkuar mbrojtja dhe miratimi i kërkesës së tyre mund të rrëzojë pretendimet e prokurorit, por edhe dështimin e procesit.  / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›