E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Bashkepunim me Kosoven fushen e kultures dhe artit

Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të ministrisë së Kulturës të Kosovës, i kryesuar nga ministri Memli Krasniqi.

Duke e vlerësuar kulturën një nga fushat kryesore të emancipimit, Berisha tha se të dy vendet tona kanë mundësi të mëdha bashkëpunimi dhe organizimi të veprimtarive të përbashkëta në fushën e kulturës popullore, të trashëgimisë kulturore, të artit, etj.

Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi edhe çeljen sot, në Tiranë të ekspozitës së piktorit të shquar nga Kosova, Muslim Mulliqi.

Kryeministri tha se është e domosdoshme, veçanërisht për rininë, ruajtja e traditave më të mira të kombit tonë, përmes promovimit të këtyre vlerave, sikurse janë këngët popullore, vizitat në kështjellat dhe muzetë e ndryshme në të dy vendet, veprimtaritë sportive, etj.

Nga ana e tij, ministri Krasniqi falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen për zhvillimin e kulturës.

Ata u shprehën për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe shtimin e veprimtarive rinore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›