Berisha Bashkiaket e majte kane lene qytetaret pa uje
Në dy aktivitete që zhvilloi në Patos dhe në Cakran të Fierit, Kryeministri Berisha iu përgjigj disa akuzave të rivalit socialist Edi Rama, si dhe garantoi qytetarët se do të vazhdojë të investojë në modernizimin e jetës së tyre, pavarësisht nga ku jetojnë.
Ramës që e akuzoi se ka lënë Patosin pa ujë, përgjigjen ja ktheu brenda ditës. Kryeministri Berisha fajësoi i kryetarin socialist të Bashkisë, të cilin e akuzoi se administron ujësjellësin sipas qejfit.
“Banorët e Patosit vuajnë për ujë, sepse kryetari i bashkisë që e ka tërësisht në administrim ujësejllësin, e vjel për veten e vet. Nëse nuk do e administronte, sic bënë kryetari i tij i Durrësit, që refuzon të marrë ujesëllësin, por qeveria edhe sot inauguroi një ujesjellës.
Qeveria ka shtuar fondet për bashkitë. Ata I shndërruan në rroga e jo kanalizime.
Këtu është papërgjegjshmëri e plotë e zyrtarit tënd socialist i cili. Ose t’I dorëzojë qeverisë ujesjellësin”- theksoi Berisha.
Socialistët që e akuzojnë se nxjerr me forcë administratën në mitingje, Berisha i përgënjeshtroi me fakte konkrete nga vetë fushata e tyre.
“Në miting kishte punonjës të administratës së djathtë. Ata ishin të lirë, këta janë skllevër. Kjo është liria. Nuk është detyra jonë t’ua mbushim sheshet kur ai vetëm mohon, trillon. Njerëzit duhet ta dëgjojnë, se është e njëjta pllakë gramafoni”-vijoi shefi I qeverisë.
Ndërsa në Cakran të Fierit, Kryeministri shpjegoi se mbi 60% e taksave të qytetarëve janë investuar në infrastrukturë, pasi ai beson të gjithë meritojnë një jetë moderne me rrugë, ujesjellësa e kanalizime, pavarësisht nga ku jetojnë.
“Katër vitet që vijnë ne do të ndërtojmë në Shqipëri sistemin më madhor të vaditjes. Do të 3fishojmë grantet për ju. Me këto grante dhe me kursimet tuaja nuk do të lini pëmbë toke pa nxjerrë më të mirën që mund të nxirret”.
Prodhuesve të ullirit u tha se i njihte vështirësitë që kanë hasur në shitje. Ndaj Kryeministri u angazhua për të gjetur një zgjidhje imediate bashkë me ta.
“Vështirësitë në shitjen e ullirit të mos ua zbehë aspak pasionin për mbretin e të gjitha pemëve. Ju jeni të mencur, kemi një problem me tregtimin. Do ulemi bashkë me ju, do vendosim së bashku sistemin më të mirë të certifikimit. Lutja ime për prodhuesit e vajit, është të bashkëpunojmë më afër për ta reklamuar atë më mirë në shqipëri, kosovë dhe maqedoni. Kjo është alternative jonë, bazohet në djersën dhe mundin tuaj, në besimin se ju nëse ndihmoheni jeni në gjendje të ndërtoni një të ardhmen gjithnjë e më të mire”.
Berisha theksoi se alternativa e Partisë Demokratike bazohet në bindjen se nëse ndihmohen në mundin dhe djersën e tyre, shqiptarët janë në gjendje të ndërtojnë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.