PDIU në Durrës: Të kthehet në pikën kryesore të gjithë turistëve
Durrës- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar pasditen e sotme mitingun e rradhës në qytetin e Durrësit, ku kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Durrësit, zotin Ilir Tahiri.
Gjatë fjalës së tij, Idrizi është ndalur tek vlerat kulturore dhe historike të qytetit të Durrësit si edhe tek vendodhje strategjike e qytetit.
Durrësi është porti më i rëndësishëm në vend, lidhet me Italinë dhe Slloveninë me anë të trageteve të linjave. Ka qenë qendër e rëndësishme portuale, administrative, ekonomike, tregtare, politike, që në shekujt më të hershëm, e kurdoherë ka qenë i pranishem në historinë e Pellgut të Mesdheut, veçanërisht në detin Adriatik. Të kthehet në pikën kryesore të gjithë turistëve, sepse Durrësi veç detit ka dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore, historike dhe arkeologjike. Është një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë. Ka vlera historike, arkeologjike, etnografike, natyrore e urbanistike të jashtëzakonshme. Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës – Kukës – Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit,- tha Idrizi.
Idrizi është ndalur tek problemi i toponimeve me Greqinë, pas një vendimi të marrë së fundimi nga shteti fqinj për lejimin e personave që kanë lindur në Greqi, që të udhëtojnë drejtë Shqipërisë për të votuar.
Sipas tij: Ne i bëjmë apel Ministrisë së Jashtme që të ndërhyj për të mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Greqia të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve dhe të harrojë ëndrrat me Vorioepir. Kush është Greqia që një ditë e ka problem çështjen e toponimeve e një ditë nuk e paska. Kjo maskaradë duhet të marrë fund. Ndaj votoni të vetmit që ngrenë zërin për këtë problem- deklaroi zoti Idrizi.