E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria ka rindërtuar 1200 shkolla, ka rritur pagat e arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë”

08-06-2013 / Gazeta 55

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ritvan Bode

Qeveria shqiptare ka rindërtuar 1200 shkolla në të gjithë vendin duke i pajisur me kompjutera dhe internet, ka rritur pagat e arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kreu i listës së demokratëve për Korçën, Ridvan Bode në qytetin e Ersekës. Ai reagoi pas akuzave të Ramës drejtuar mjekëve dhe arsimtarëve. “Unë e konsideroj këtë si të papranueshme, e shikoj si një hakmarrje që e majta dhe kryetari i PS-së, siluron në mënyrë të vazhdueshme administratën edhe në sektorin e arsimit dhe sidomos në sektorin e shëndetësisë. Erdhi këtu dhe tha se duhet të kesh çanta me pare që të veshë që të vizitohesh në Spitalin e Kolonjës. Kjo është qesharake sepse pikërisht punonjësit e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë janë pikërisht ata që kanë përçuar ato reforma dhe kanë realizuar këto reforma kaq të mëdha”. Bode tha se reformat në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit do të vijojnë më tej për të përmirësuar, modernizuar, por edhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai u ka kërkuar arsimtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë që në këtë fushatë elektorale të bëhen misionarë të interesit të qytetarëve, të çdo familje, të çdo kolonjari.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›