Berisha përuron ujësjellësin në Porto Romano: Premtim i mbajtur

Kryeministri ftoi banorët të votojnë numrin 44, akuza kreut të PS: Rama nihilist, eja në Durrës të shpëtosh nga mesjeta
Në vijim të aktiviteteve të tij për fushatën zgjedhore të 23 Qershorit, kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e ujësjellësit Spitallë – Porto Romano në Durrës.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që I kanë dhenë qytetarët Partisë Demokratike në ndërtimin dhe zhvillimin e Durrësit.
“Në këtë shesh premtova ujësjellësin dhe ujë 24 orë për ju. Sot ju pas një pune të madhe jeni zona që merrni ujë 24 orë ashtu siç e meritoni. Ju erdhët në këto zona dhe me mundin dhe djersën tuaj ngritët një qytet të tërë duke i dhënë Durrësit dimensionet më të mëdha në histori. Ne do të bëjmë gjithëçka që jut ë keni shërbimet më të mira. Do të asfaltojmë çdo rrugë të Porto Romanos, do të garantojmë shërbimet më cilëor dhe do të bëjmë gjithëçka për punësimin tuaj”, premtoi Berisha.
Berisha: Të gjithë që besojnë në zhvillimin të votojnë nr. 44
Më pas kryeministri u ka kërkuar qytetarëve të Durrësit të votojnë numrin 44 dhe Partinë Demokratike duke u shpalosur atyre dhe programin dhe premimet e PD-së.
“Porti i Durrësit do të marrë anije 44 mijë ton, do të filloj ndërtimi i projektit TAP, do filloj gazifikimi I mbarëshqipërisë i cili do të punësojë mijëra qytetarë dhe do të ulë çmimet për energjinë, ngrohjen dhe gatimet për çdo familje shqiptare. Këto janë premtimet tona prandaj të gjithë ata që besojnë në zhvillimin, në infrastrukturën e rrugëve, në infrastrukturën moderne, që duan rrugë, drita dhe ujë 24 orë, klimë miqësore për biznesin le të votojnë 44-rën dhe Partinë Demokratike”, tha kryeministri.
Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar dhe kundërshtarin e tij politik, kryesocialistin Edi Rama
“Sa për mashtrimet e shokut të autobuzit mavi, unë ju ftoj të shkoni në një biznes të vogël në qendër të Durrësit dhe pyesni sa taksa paguan nga Gjushi i Ramës dhe pastaj shkoni dhe pyesni në një biznes në qendër të Tiranës dhe në rast se taksat në Tiranë nuk janë 50% më të ulta se në Durrës, atëherë ju keni të drejtë të votoni taksat e Gjushit. Ftojeni shokun e autobuzit mavi të vi këtu, se deklaron çdo ditë se jemi mesjetë, jemi pa ujë. Më duhet ti them këtij nihilisti se vetëm 5 vite më parë më pak se 60% e shqiptarëve merrnin ujë të rrjedhshëm, kurse sot marrin 90% e tyre. Ajde fute autobuzin këtu që të shpëtosh nga mesjeta se këtu kemi ujë 24 orë”, ironizoi Berisha.