Berisha: Bashkimi i shqiptareve ne Evrope, proces qe s’mund te ndalet
Kryeministri Sali Berisha, ka pritur disa perfaqesues te bashkatdhetareve qe pershkuan me kembe rrugen nga trevat shqiptare drejt Vlores, ne 100 vjetorin e Pavaresise. Ne takimin e zhvilluar dje, Berisha i quajti ata, Maratonomake te bashkimit ne Evrope, per te cilin cdo shqiptar duhet te beje gjithcka. Kryeministri deklaroi se “bashkimi i shqiptareve ne Evrope, eshte nje proces qe nuk mund te ndalet, per te cilin cdo shqiptar duhet te beje gjithcka per te kapercyer pengesat e panumerta te krijuara gjate 100 vjet ndarje”. Duke diskutuar per festimet madheshtore te 100 vjetorit te Pavaresise, kryeministri eshte ndalur dhe ne zhvillimet e fundit ne Luginen e Presheves. Berisha shtoi se procesi i bashkimit te shqiptareve, u ben mire edhe fqinjeve tane, clirimit te tyre nga albanofobia, ndersa i quajti krejt te papranueshme qendrimet e tyre te fundit ne Presheve dhe ne Maqedoni. Kryeministri u kerkoi shqiptareve atje te mos bien pre e provokimeve dhe te ndihmojne me gjakftohtesi e pa nxitim, ne zgjidhjen me urti te problemeve dhe ne uljen e tensionit, qe demton shqiptaret atje. Perfaqesuesit e bashkatdhetareve qe pershkuan me kembe rrugen nga shtepite e tyre ne Gjilan, Ferizaj, Prizren a Kumanove drejt Vlores per 18 dite, e falenderuan Kryeministrin Sali Berisha, per mikpritjen dhe vleresimin e aktit te tyre, si simbolike bashkimi.