PD: Rama te mos kete frike nga transparenca e pasurise
Partia Demokratike i ka kerkuar serish kryetarit te opozites Edi Rama, qe te beje transparente sipas ligjit dhe te mos kete frike prej tij, te ardhurat personale dhe investimet qe ai po ben. Nepermjet nje deklarate per mediat ne emer te Partise demokratike, zedhenesja e PD-se Laura Vorpsi, i ka bere thirrje zotit Edi Rama, te mos fshihet prapa perdes si frikacak, por me transparence t’i thote publikut origjinen e 1 milion eurove investim nga nje pensionist dhe nje i vetepunesuar te pallatit 5-katesh, me siperfaqe ndertimi 900 m katror te gruas se tij dhe familjareve te saj. Zedhenesja e PD-se, i ka kujtuar kryetarit te opozites Edi Rama se, publiku do te njihet me faturat e paguara dhe kanalet bankare e tatimore te ketyre parave, ne rast se ato ekzistojne dhe nuk jane zevendesuar nga para gjobash apo origjine tjeter e piste. Partia Demokratike i kerkon z.Rama te marre te gjitha pergjegjesite publike dhe te mos fshihet si frikacak, per dy lejet e ndertimit te firmosura prej tij per interes familjar dhe ne kundershtim flagrant me ligjin, ne konflikt interesi dhe shkelje te rende te nenit 62 te ligjit te urbanistikes per ndertimin e “pallatit ne paje”, te gruas se tij ne vendin e ndaluar me ligj, sheshin e pallateve. “Une jam ketu per te ftuar z. Rama te mos fshihet, por te sqaroje publikun, perse ai duke cituar nenin 62 te ligjit te urbanistikes i anuloi lejen e ndertimit familjes Frasheri per nje ndertese, qe do ndertohej ne mes te faqeve kallkan te dy pallateve dhe me vone, firmosi dy leje per ndertimin e “pallatit ne paje” te gruas se tij, vetem 30 m me tutje”, eshte shprehur zedhenesja e PD. Duke u ndalur tek intervista e fundit e Linda Rames, bashkeshortes se kryetarit te opozites, zedhenesja e PD-se ka deklaruar se, “ne intervisten e saj tek Balla, zonja Basha u tha shqiptareve, se vila juaj sipas projektit me 57 m gjatesi, po ndertohet ne nje nga zonat me te kushtueshme te periferise se Tiranes, me parate e kurbanit tuaj. Ju me te drejte e censuruat kete pohim te pafajshem te zonjes Basha, si nje blof bajat. Ndaj Partia Demokratike ju fton zoti Rama, te beni publike fondet e ndertimit, firmen e ndertimit dhe faturat qe ju paguani per ndertimin e rezidences suaj ne malin e Dajtit. Znj Rama deklaroi, se ju token truall per ndertimin e viles, e keni blere ne vitin 2003 me 2 mije leke te vjetra metrin katror, pra me 2 dollare, nderkohe qe edhe ne zona shume me periferike ne vitin 2000, eshte shitur me 20 mije leke apo 20 dollare, pra se paku me dhjetefishin e cmimit loto, qe e keni blere ju”. Gjithashtu, PD i kerkon z. Rama si kryetar i PS-se, te beje publike lidhjet financiare dhe ne projektet, qe ai personalisht dhe bashkeshortja e tij, kane patur nder vite me Sekretarin e PS-se per Ceshtje Sociale, xhepistin Barjaba, si dhe kerkon nga Rama qe te binde bashkeshorten te zbardhe ne perputhje me ligjin, origjinen e dyshimte te 100 milioneshit kredi pa interes dhe motres me akt noterial.
Bizneset: Rama favorizonte biznesin e miqve
Drejtuesit e pushteti qendror dhe vendor, kane vijuar edhe dje takimet me biznesin e vogel ne Tirane. Zonja Eneida Guria dhe kryetari i njesise Bashkiake nr. 9 Indrit Fortuzi, kane degjuar nga afer shqetesimet e biznesit te vogel. Gjate bashkebisedimit, pasi kane parashtruar shqetesimet dhe kerkesat e tyre, perfaqesues te bizneseve te ndryshme kane akuzuar kryetarin e PS-se, Edi Ramen si personin qe favorizonte miqte e tij ne krye te Bashkise, ne kurriz te biznesit te ndershem. Tregtaret e rruges “Fortuzi”, thane se administrata e Rames krijoji vetem klimen e ryshfetit. “Gjate kohes qe ishte Rama ne krye te Bashkise se Tiranes, vetem i rriti taksat. Premtimet e tij ne lidhje me taksat zero, jane shashka elektorale, pasi shtet pa taksa nuk ka. Prandaj me duken utopike ato qe thote ish-kryetari i Bashkise se Tiranes z. Rama. Ne kohen e tij, lulezoi ryshfeti. Nese jepje ryshfet, s’kishe pse paguaje taksa dhe po te ishe miku i Rames, s’paguaje as taksa, as ryshfet”, eshte shprehur njeri nga biznesmenet e kesaj zone. Ndersa zonja Guria theksoi, se PD beson tek politika e taksave te ulta dhe eshte e vendosur te luftoje informalitetin dhe evazionin fiskal. “Vihet re dhe deshmojne edhe vete, qe ka shume skepticizem per ato qe flitet, per pjesen e premtimeve, per heqje taksash per bizneset, qofte edhe per gjera te tjera qe jane diskutuar se fundmi, per mbledhje me force apo cfare do lloj menyre te tatimeve. Ne shikojme qe biznesi eshte koshient qe taksat paguhen, paguhen rregullisht dhe marredhenia e tyre me administraten tatimore, eshte e pranueshme dhe gjejne bashkebisedim qofte edhe per shqetesimet qe ata kane. Ne mbeshtesim dhe pergezojme punen e administrates tatimore te Tiranes, por ne te njejten kohe do te vazhdojme te bashkebisedojme me bizneset, qofshin ato te medha apo te vogla.”-u shpreh Guria.