LSI ngushellime per humbjen e oficerit Skura
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shefi i krimeve të Matit. Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, ish-ministër i Brendshëm, theksoi se deputetët e LSI-së do të propozojnë në Kuvend ndryshime ligjore, që shkojnë në mbrojtje të uniformave blu. Në konferencën për shtyp, Rama shpjegoi edhe votën kundër në Parlament për kandidaturën e Zana Xhukës, si kryetare e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.
“Qëndrimi i LSI ka qenë një qëndrim i shprehur në mënyrë korrekte në transparencë në Kuvend me integritet dhe në kuadër të zgjidhjes apo zgjedhjeve që bëhen në poste të tilla. Të shpjegohemi që nuk ka qenë votë kundër PD as kundër kandidaturës Zana Xhukës, por ishim për kandidaturën tjetër”, u shpreh Rama.
Përmes këtij qëndrimi zyrtari i lartë të LSI-së, ka dashur të shuaj të gjitha zërat për një krisje të aleancës PD-LSI.