E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: CEZ s’kreu as 1/3-ten e investimeve, shumefishoi humbjet Eglantina Nasi

Nuk realizoi dot as 1/3-ten e investimeve te premtuara, thelloi me tej humbjet ne rrjetin e energjise dhe nuk realizoi prokurimet e duhura per blerje energjie. Keto jane tre pikat kyce ku bazohen kritikat e eksperteve te Entit Rregullator te Energjise, ne relacionin e tyre mbi argumentimin e heqjes se licencave ndaj kompanise “CEZ Shperndarje”. “Pavaresisht detyrimit ligjor per realizimin e planeve te investimeve, CEZ Shperndarje nuk e ka realizuar asnje vit ate ne total. Pa folur ketu per realizimin e ketij plani sipas zerave te aprovuara nga vendimet e ERE-se, duke qene e paafte per te realizuar mbeshtetje financiarisht permes bankave apo shoqerise meme”, citohet saktesisht ne kete dokument. Duke detajuar mbi investimet, se vetem per vitin 2012, “CEZ” ka realizuar rreth 7% te planit te miratuar rreth tyre. Me tej, statistikat e relacionit, tregojne nga nje plan investimesh te miratuar prej 3 miliardesh leke per vitin 2009, rezultojne vetem 617.6 milione te realizuara dhe nga 4.3 miliarde leke ne vitin 2010 dhe vetem 2.25 miliarde te tilla. Diference kjo qe thellohet akoma me shume edhe ne vitin 2011, ku nga plani i investimeve i parashikuar prej 4.8 miliarde lekesh, rezultojne vetem 1.9 miliarde te realizuara. Ndersa ne total, nga 18.8 miliarde leke te miratuara ne planin e saj te investimeve, kompania e shperndarjes se energjise, vitet e fundit arriti te realizoi vetem 5.4 miliarde leke. Dhe madje, duke nxjerre institucionin e ERE-se si pengese per permbushjen e ketij detyrimi. Ndersa ne lidhje me treguesin tjeter po aq te rendesishem te kontrates se privatizimit, te minimizimit te humbjeve, sic thekson relacioni perkates i ERE-se, kompania “CEZ” serish nuk arriti qe t’i mbaje premtimet. Konkretisht, relacioni pohon se ERE-ja parashikonte nje ulje te humbjeve te pakten ne nivelin prej 4% per periudhen e pare rregullatore, 4% per periudhen e dyte dhe 9% per periudhen e trete rregullatore etj. Por ai shton me tej se “ne fakt, rezultoi se humbjet ne kundershtim me qellimin dhe detyrimet e privatizimit kane ardhur duke u rritur dukshem”. Konkretisht, sipas eksperteve te ERE-se,“jane njohur humbje ne nivelin prej 23.92% vetem ne vitin 2012, ne rrjetin e shperndarjes, te cilat shkojne 11.35 miliarde leke”. “Ndersa, diferenca ndermet nivelit aktual te humbjeve nga ato te njohura nga ERE, qe do te mbulohen nga vete shoqeria CEZ, i korrespondojne nje vlere rreth 15 miliarde leke”. “Si konkluzion, CEZ nuk e ka zbatuar detyrimin e tij per te ulur humbjet ne rrjetin e shperndarjes duke e thelluar ndjeshem (me shume se ai i njohur nga ERE per vitin 2008) diferencen ndermjet targeteve te vene per nivelin e humbjeve dhe humbjeve reale ne rrjet”, sakteson relacioni perkates i ERE-se. Ndersa nga ana e saj, “CEZ Shperndarje” pretendon se niveli i humbjeve para privatizimit te OSSH-se, nuk ka qene real.

Cfare premtoi CEZ kur privatizoi dhe c’priste shteti shqiptar prej saj?

Objektivi i shtetit shqiptar, i njohur si dhe i pranuar nga kompania “CEZ”, e cila privatizoi 76% te aksioneve te shoqerise se shperndarjes ishte saktesisht "rritja e efikasitetit te operimit, ulja e humbjeve dhe krijimi e nje shoqerie furnizimi te energjise elektrike te qendrueshme dhe te besueshme". Teksa kerkohej prej saj qe te permbushte disa kushte te detyrueshme minimale teknike te performances. Dhe ne oferten e saj per privatizimin, “CEZ” rezulton se ka bere angazhime te qarta per t’i permbushur keto standarde minimale, e rrjedhimisht, prandaj edhe si mbizoteroi si ofertues fitues dhe investitori strategjik. Ne kete drejtim, ERE priste nje permiresim te shpejte te nivelit te humbjeve jo-teknike, dhe nje reduktim te ngadalte, por te vazhdueshem te humbjeve teknike.

Shkelja, nuk prokuroi megavatet e premtuar te energjise elektrike

“CEZ Shperndarje, ne shkelje te detyrimeve te kontrates, nuk ka realizuar prokurimin e sasise se plote te energjise elektrike, per mbulimin e plote te humbjeve ne sistem”. Kjo eshte nje tjeter shkelje e pales ceke, cituar ne relacionin e ERE-se. Duke vene ne dukje me tej me detaje, se si duke filluar nga muaji shtator i vitit 2012, ne periudhen 1-14 shtator ajo nuk ka importuar asnje megavat energji. Ndersa baza ligjore e kontrates se privatizimit, percaktonte saktesisht se “i licencuari duhej eshte pergjegjes per blerjen e gjithe energjise se nevojshme per te mbuluar humbjet ne sistemin e shperndarjes”. Duke bere qe kompanise “CEZ Shperndarje”, t’i shtohet detyrimi i saj ndaj KESH-it, per blerjet qe ky i beri energjise, perkatesisht per periudhen 2010-2012, rezulton nje diference prej 1.762.133 megavat/ore, duke mos perfshire edhe detyrimin e ndjeshem te krijuar ne muajin dhjetor 2012.

CEZ premtoi edhe nje saktesi te faturimit te energjise, prej 99%

Saktesia e faturimit te energjise elektrike te konsumuar prej qytetareve ne masen prej 99%, eshte nje premtim tjeter i papermbushur i pales ceke, i cili permendet ne relacionin e ERE-se. Duke saktesuar se ai qendronte ne kuadrin e nje propozimi te saj ndaj ERE-se lidhur me standardet ne permiresimin e cilesise se sherbimit ne lidhje me nderprerjet e energjise elektrike (frekuencat dhe kohezgjatja). Permiresime keto, te cilat do te konsistonin nga mirembajtjet e bera nga ana e OSSH-s, se bashku me nje program te riparimeve me baze vjetore; dhe leximin e matesve. Por qe sic rezultoi, kompania CEZ nuk arriti t’i pajise me mates te energjise elektrike, brenda afatit te parashikuar te dates 1 maj 2010, gjithe klientet e saj tarifore. Dhe sic sqaron raporti i ERE-se, nga te dhenat rezulton se ne fakt, jane me dhjetera mijera abonente pa mates ne rang vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›