Berisha: Besim për fitore në 8 maj, me një program të qartë

“Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar pasditen e sotme kandidatin e djathtë për Bashkinë Belsh, Hasqeri Kuqja.
Gjatë promovimit të kandidatit, kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh se në 4 vitet që vijnë do të rrisë mirëqenien dhe infrastrukturën e Belshit ndërsa vuri në dukje se me në krye kandidatin Kuqja, do të bëhen katër herë më shumë investime.
“Duhet mbështetje për kandidatin tonë. Ne kemi besim të plotë për fitoren në datën 8 maj”. Kështu ka deklaruar më tej kryeministri, ndërsa theksoi se autostrada Tiranë-Elbasan, do të ketë një ndikim të mëtejshëm në zhvillim.
“Populli do të ketë ujë 24 orë”. Në morin e premtimeve, Berisha theksoi se në programin e qeverisë mbetet një infrastrukturë moderne e standarteve Europiane.