Berisha i propozon Topit emerimin e Nishanit minister te Brendshem

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar zyrtarisht Presidentit te Republikes Bamir Topi vendimin per shkarkimin e zotit Bujar Nishani nga posti i Ministrit te Drejtesise dhe emerimin e tij ne postin e Ministrit te Brendshem.
Propozimi i kryeministrit Berisha eshte i bazuar ne piken 1 te nenit 98 te Kushtetutes.
Ministri aktual i Drejtesise do te drejtoje Ministrine e Brendshme pas doreheqjes se Lulzim Bashes i cili eshte kandidati i Aleances per qytetarin per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet vendore te 8 majit.
Nishani do te jete per here te dyte ne kete post te cilin ai e ka mbajtur per dy vjet 2007-2009. Nderkohe akoma nuk ka emra per postet e ministrit te Kultures dhe Drejtesise.