Përballja për Kamzën, flasin kandidatët Suli-Mziu

Ata janë që të dy nga Dibra dhe janë në garë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Kamzës që është vetëm pak kilometra larg Tiranës. Kështu Xhelal Mziu që vjen nën siglën e koalicionit të mazhorancës dhe Rakip Suli që vjen nën siglën e koalicionin opozitar kanë shpalosur tashmë platformat e tyre për drejtimin e kësaj Bashkie.
Xhelal Mziu i cili rikandidon për këtë Bashki, thotë për “Ora News” se ka nisur tashmë disa projekte që do të përmirësojnë jetën e banorëve të Kamzës dhe që lidhen me pëmirësimin e infrastrukturës , me shkollat të reja për nxënësit, apo edhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve. Kështu ndërsa Mziu thotë se këto janë projekte në vijim të atyre që kanë nisur tashmë, Rakip Suli shprehet se për Kamzën nuk është bërë asgjë nga institucioni i pushtetit vendor për të bërë transparent iniciativat. Për këtë arsye ai thotë se projektet të cilat lidhen me përmirësimin e jetës së banorëve të Kamzës do të jenë transparente dhe në shërbim të tyre.
Ndërsa për sa i përket inicidenteteve , të cilat kanë qenë më prezente se në asnjë zonë tjetër, të dy kandidatët bëjnë përgjegjëse palën tjetër. Ndërsa kandidiati demokrat fton simpatizantët të zhvillojnë një fushatë të qetë, Rakip Suli thotë se incidentet u provokuan nga militantët demokratë.
Ata shpjegojnë edhe arsyet se përse banorët e Kamzës duhet të japin votën për alternativën e tyre. Secili thotë se në projektin e katër viteve të ardhshme ka në plan të parë përmirësimin e jetesës së banorëve të Kamzës.