Rama: Vota në 8 maj, që të çlirojmë ekonominë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot në Shkodër kandidatin për kryetar të kësaj Bashkie, Genc Uruçin. Nga ky qytet, kryesocialisti i bëri thirrje qytetarëve të votojnë, ndërsa theksoi se dita 8 maj, është dita për të respektuar idealet.
Ndërkaq, kreu i PS-së iu drejtua të gjithë qytetarëve që të besojnë se dita e nesërme do të jetë më e mirë, pasi kjo forcë është e vendosur për ti kthyer shkëlqimin Shkodrës, duke vënë në krye një program të qartë. Me objektiva të qarta, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë, Rama tha se ne duhet të jemi shembulli, për të votuar të gjithë së bashku, për një Tiranë Europiane dhe për ti thënë kundër varfërisë.
Partia Socialiste dhe kandidatët e saj janë e vetmja rrugë që shqiptarët të mos vuajnë më. Kështu tha më tej Rama ndërsa shpalosi objektivat kryesore, ndër to dhe punësimi.