Ndryshimet në qeveri, Berisha propozimin Topit
Kryeministri Berisha i ka propozuar sot Presidentit të Republikës Bamir Topi, vendimin për shkarkimin e zotit Bujar Nishani nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ditën e sotme, Kryeministri Sali Berisha ka rikthyer Bujar Nishanin në postin e Ministrit të Brendshëm. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga ky post, për të garuar për Bashkinë e kryeqytetit, kryeministri ka vendosur të rikthejë në këtë post Bujar Nishanin.