Lana Del Rey, këngëtarja e You Tube që u bë një diva
Në këto kohë të bëhesh yll duket diçka më e lehtë, ja mjaftojnë 26 milionë shikime në You Tube dhe shndërrohesh në një të tillë. Në 31 janar del disku i ri i Lana Del Rey, por ajo vetë është në kopertinën e Billboard, Q Magazine, dhe versioni rus i Interview.
Ka mjaftuar një këngë Video games, e cila që nga shtatori i shkuar është bërë shumë e njohur në rrjet, radio e tv, për ta transformuar në një premtim të suksesshëm për 2012.
E gjithë kjo jo vetëm për emrin ekzotik dhe bukurinë e frikshme të 25 vjeçares nga New York, por edhe për zërin e çuditshëm paksa si të një Nancy Sinatra po “gangstere”.
Emri i vërtetë i këngëtares gjithashtu autore e teksteve të saj, është Elizabeth Grant dhe ka provuar në 2009 të bëjë një album të parë i cili nuk pati asfare sukses.
Mirëpo duhet të ketë diçka më shumë nëse Lana Del Rey ka marrë pjesë në Saturday Night Live, Bbc, dhe David Letterman.
“Born to die” do të jetë albumi i saj i ri i cili do të na tregojë një autore, këngëtare dhe kompozitore të talentuar, e aftë të na rrëfehet me anë të një krijimi gjysmë autobiografik (pak si Eminem) e gjitha kjo në një ambient sonor në të cilin nuk ka kufij midis orkestrës dhe elektronikës.
“Nuk e di ende nëse fama është një lehtësim apo një persekutim”- murmurin këngëtarja në një nga hotelet më ekskluzivë të Londrës. Përveç buzëve, në fytyrën e saj nuk ka shenja operacionesh plastikë. Në fakt Lana Del Rey nuk duket Lolita tipike e videoclip-eve të muzikës.
Fan dhe kundërshtues shtohen përditë. Në një site shkruhet; blogosfera që të bëri të famshme do të të shkatërrojë. E adhuruar por edhe e kërcënuar, si një diva e vërtetë.
Duket e frikësuar nga vëmendja e tepruar pasi, siç thotë ajo vetë, nuk ka të bëjë me muzikën e saj por më së shumti me aspektin fizik ose emrin e artit që ka zgjedhur. Ajo vetë shpjegon se ka zgjedhur këtë emër për të sjellë në mendje imazhe kinematografikë e jo për tu transformuar në një vajzë diva, thotë se përdorte këtë emër edhe në albumin e saj të parë por askush nuk e vuri re.
“Nuk më vunë re sepse nuk pranova kompromise. Unë nuk fshihem, kush bën këtë zanat do të ketë sukses. Por unë pretendoj respekt, dhe këto dy gjëra jo gjithnjë shkojnë mirë me njëra tjetrën. Kam qenë këmbëngulëse, kam shpikur vetë video-t e mia, të cilat kur i shoh sot gati më vjen turp, dhe ja dola, i dola shtëpive diskografike nga mbrapa shpine. Gjëja e fundit që doja të bëja ishte një album vjedhje me nja dy këngë të bukura dhe dhjetë për tu hedhur, e ka shumë të tillë në muzikën pop sot”
(ar.si/BalkanWeb)