E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bizneset norvegjeze te gatshme te investojne ne Shqiperi

Vizita ne Norvegji ka zene nje pjese te mire te fjales se kryeministrit Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, i cili ka informuar ministrat per takimet e zhvilluara dhe temat kryesore te diskutimit qe zhvilloi me zyrtare me te larte te shtetit. Berisha ka bere nje permbledhje te bisedimeve dhe takimeve te zhvilluara, ne Norvegji ku ka vene ne dukje se nje vend te vecante ne diskutime ka zene fusha e energjise. Kryeministri informoi se axhenda e bisedimeve perfshinte ceshtje dhe projekte konkrete te bashkepunimit ne fushen e energjise, si avancimi i projektit per ndertimin e tre hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Devoll, per te cilin jane angazhuar kompania norvegjeze, Statkraft dhe ajo austriake, EVN dhe, qe ne muajt e pare te vitit te ardhshem, pritet te hapet tenderi nderkombetar per perzgjedhjen e kompanive per ndertimin e tyre; si dhe projekti per ndertimin e gazsjellesit Trans Adriatic Pipeline (TAP), per te cilin jane angazhuar tre sipermarrje gjigante ne fushen e energjise, kompania zvicerane EGL, kompania norvegjeze Statoil dhe ajo gjermane, EON. Kryeministri i konsideroi bisedimet e zhvilluara me homologun e tij Stoltenberg shume te rendesishme, per shtytjen perpara te ketij projekti shume te rendesishem per Shqiperine dhe furnizimin me gaz nga Kaspiku drejt Evropes Perendimore. Nje ceshtje tjeter, per te cilen kryeministri yn? ka marre mbeshtetjen e kryeministrit norvegjez, ishte projekti kombetar i qeverise shqiptare per krijimin e siperfaqeve te gjera pyjore me drure frutore dhe arrore. "Kushtet, rrethanat, klima, toka dhe cilesite e saj ne Shqiperi,- u shpreh kryeministri,- e bejne plotesisht te mundshme krijimin e pyjeve me drure frutore, kthimin e Shqiperise ne kopshtin me te madh te Evropes. Ky projekt gjeti simpati te madhe". Si pjese shume te rendesishme e axhendes se vizites ne Norvegji, kryeministri vleresoi edhe takimet me perfaqesues te sipermarrjeve norvegjeze. Berisha tha se konstatoi, me shume kenaqesi, interesin shume te madh, simpatine dhe vleresimin, qe ata deshmuan per Shqiperine, vendosmerine e tyre per te investuar ne Shqiperi, ne te gjitha fushat. Nje tjeter ceshtje te rendesishme, tek e cila eshte ndalur kryeministri ne bisedat e tij me zyrtaret e larte te Norvegjise, ka qene edhe Shqiperia dixhitale. Berisha tha se Norvegjia ka nje nder pozicionet me te larta ne bote ne teknologjine dixhitale, ndaj u ra dakord qe te fillohet menjehere me bashkepunimin me perfaqesues te korporatave te rendesishme norvegjeze, te cilet do te vijne se shpejti ne Shqiperi, per te nisur nga puna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›