E Shtunë, 31 Tetor 2026

Havari Rama genjen ne librin Kurbani mbi prishjen e parkut Rinia

Ish-drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Mit’hat Havari, deklaron se Edi Rama ka gënjyer në librin e tij “Kurbani” mbi prishjen e parkut “Rinia”.

Sipas Havarit, iniciatori për prishjen e parkut ishte kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta.

Havari thotë gjithashtu se Edi Rama ka qenë kundër prishjes së Parkut, pasi mbronte interesat e miqve të tij.

Ish-drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Mit’hat Havari, deklaron se Edi Rama ka gënjyer në librin e tij “Kurbani” mbi prishjen e parkut “Rinia”.

Sipas Havarit, iniciatori për prishjen e parkut ishte kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta.

Havari thotë gjithashtu se Edi Rama ka qenë kundër prishjes së Parkut, pasi mbronte interesat e miqve të tij.

“Merita e prishjes së Parkut Rinia i bie që të jetë e shtetit, në përgjithësi. Pikërisht, se Rama s’është vetë protagonist, çfarë bën, e eklipson këtë me shumë strategji, me shumë djallëzi dhe kërkon të largojë vëmendjen. Ky është një turp i madh, që të grabitësh kontributet e të tjerëve. Për mendimin tim, është gjë shumë e rëndë. Në gjithë atë çfarë ka bërë dhe thënë në libër, mashtron në mënyrë totale. Por ul vetëm vlerën e tij dhe asgjë tjetër. Thotë aty në libër gjëra të pavërteta për mua, ka derdhu helm e vrer, për arsye se unë jam dëshmitar okular i kohës dhe kjo gjë atë e trondit. Nëse do të kisha vdekur, po do të shfrytëzonte këtë gjë. Por ai me këtë libër ka dalë zbuluar dhe nuk mund të mashtrojë”, ka pohuar ai gjatë një interviste.

Sipas tij, Rama ishte thjesht një spektator.

“Madje, dua të kujtoj, se për 4 ditë rresht, ai e ka mbyllur telefonin për shkak të presionit që kishte nga njerëzit e tij.

Mua, Mit’hat Havarit nuk guxonte kush të më bënte presione”, thotë Havari.

Më tej, ish-drejtori i Ndërtimores thekson se Rama nuk është ai që i ka propozuar Kryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta shembjen, pasi këto bien në kundërshtim edhe me ato që ai shkruan në libër.

“Nuk mund t’i kërkonte Edi Rama, Ilir Metës që të prishte Parkun Rinia. Për arsyen e thjeshtë se është vetë Edi Rama, që në libër, pak rreshta më poshtë e kundërshton këtë. Ai thotë se i thashë Ilir Metës që duhet prishur Parku Rinia, dhe Ilir Meta, sipas Ramës i paska thënë: “Nuk është koha për të prishur tani Parkun Rinia, për arsye sociale dhe politike”, gjë që është në fakt pa lidhje”, shprehet Havari.

Por Havari shkon edhe më tej, duke thënë se Rama nuk ishte i interesuar që të prishte Parkun Rinia, pasi ishte duke mbrojtur disa miq të tij.

“Edi Rama nuk ka dashur që të prishet parku Rinia. Unë jam dëshmitar okular i kohës. Kurse ky merr në mbrojtje mikun e tij që kishte shumë medalje në sport, duke i bërë të veçantë nga pjesa tjetër e pronarëve. Për mua si Mi’that Havari të gjithë ishin të barabartë. Kur u ndërtua operacioni i prishjes së parkut Rinia të gjithë ju nënshtruan ligjit, edhe miqtë e Ramës edhe miqtë e dikujt tjetër. Në fund funksioni shteti ligjor dhe ju kthyen shpresat njerëzve. Kjo është e vërteta absolute”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›