E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha, tha dje nga Berati se 23 qershori do te ndeshkoje kreun socialist Edi Rama, per gabimin historik, bllokimin e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. I pranishem ne perurimin e godines se re te komunes Lumas, Berisha tha se me perpjekje te medha, mazhoranca ia doli qe tetorin e vitit te kaluar Komisioni Evropian te rekomandoje Shqiperine per statusin e vendit kandidat, me kusht qe te votohen 3 ligje. Por ai qe mori peng statusin e vendit kandidat per Lumasin, per Beratin, per Shqiperine, privoi fermeret shqiptare nga nje shumefishim i mbeshtetjes se tyre financiare, privoi Shqiperine nga qindra milione euro investime ne rruge, ne ura, ne kanalizime, ne ujesjelles dhe nga krijimi i dhjetera mijera vendeve te punes. “Ai beri nje gabim historik. 23 qershori po vjen, se bashku me ne do te votojne te gjithe qytetaret e Lumasit, banoret e mrekullueshem te kesaj komune, qytetaret e Beratit dhe te mbare Shqiperise qe duan ta shohin vendin e tyre vend kandidat per anetar ne Bashkimin Evropian, qe duan qe Shqiperia te hape negociatat, qe duan qe fermeret shqiptare te perfitojne ndihma shume te medha per fermat e tyre, qe duan qe Shqiperia te kete pervec NATO-s edhe pasaporten e merituar te vendit me integrim te sigurt ne Evrope”, - theksoi Berisha. Sipas tij, me 23 qershor, te gjithe do te votojne per Lumasin me rruge, me ura, me ujesjelles, kanalizime, shkolla, qendra shendetesore moderne, per banoret e te cilit kane mbjelle ne keto vit 320 mije rrenje ulliri, do te votojne per rritjen e pensioneve, per rritjen e mireqenies, per rritjen e madhe te punesimit te te rinjve, burrave dhe grave. Para banoreve te zones, kreu i qeverise dha fjalen e nderit se ne kater vitet qe vijne, qeverisja e djathte, do te vazhdoje rritjen e madhe te pensioneve ne mbare Shqiperine. “Une vij ketu per t’ju garantuar se kater vitet qe vijne ju do te keni zero taksa, do te rimbursoheni me para ne dore per cdo shpenzim dhe cdo import qe ju beni per fermat tuaja, per naften, plehrat kimike, fidanet dhe inpute te tjera qe perdorni. Ne kater vitet qe vijne ne do te rimbursojme Taksen e Vleres se Shtuar (TVSH), per cdo gje qe ju perdorni per ullishtat, vreshtat, serat, gjedhet, te imtat, bletet dhe cdo gje tjeter te ekonomive tuaja”, - nenvizoi Berisha. Ai shtoi se projektet per fermat kane vleresimin me te madh nga kjo qeveri dhe qeveria e fitores se zgjedhjeve te qershorit 2013. “Une vij ketu per t’ju dhene fjalen se fermat tuaja dhe puna juaj eshte ne krye te axhendes sone, per t’ju mbeshtetur fuqimisht, per punesimin dhe per begatimin tuaj”, - shtoi kryeministri.

Zyra per sherbime ndaj qytetareve

Perurohet godina e re e komunes Lumas. Godina e re, nje investim me vlere 22 milione leke, eshte ndertuar sipas parametrave bashkekohore, e pajisur me te gjitha zyrat e sherbimit per qytetaret. Ndertimi i qendres se re te komunes Lumas, vjen si pasoje e kerkesave ne rritje te cilesise se qeverisjes dhe zhvillimit ekonomiko – social te komunes. Kjo komune ka 7600 banore. Ne keto vite ne qarkun e Beratit, jane ndertuar dhe rikonstruktuar mbi 500 kilometer rruge, 60 shkolla e kopshte, 31 ujesjelles e kanalizime, 46 qendra shendetesore e ambulanca, si dhe jane subvencionuar 2600 hektare me ullishta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›