E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren Nga Roland Qafoku

Nenkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, thote se ata qe dikur sulmonin dhe thyenin xhamat e partise, Erion Veliaj dhe G99, sot jane pjese e saj. Dokle shton se sulmi ndaj PS-se, ne ate kohe, erdhi sepse ata nuk e kuptuan kete parti. “Ne nje moment te caktuar ata nuk e kuptuan Partine Socialiste e thyen xhamat, po ama u kemi thene hajde njiheni PS, njiheni PS e me pas vendosni te ikni apo te rrini”, thote Dokle. Ne nje interviste dhene per “Debati ne Channel One”, Dokle flet edhe per koalicionin me LSI-ne dhe pritshmerite per zgjedhje. Sipas tij, me afrimin e LSI-se PS-ja e ka me te lehte per te mbrojtur votat, ndersa shton se PS-ja mund te fitonte dhe pa LSI. “Sipas analizes qe ne kemi bere, PS edhe pa LSI mund te fitonte. Ne 2011, ne disa bashki ne kemi fituar edhe pa LSI-ne, por megjithate ne menduan se eshte e domosdoshme per kater vjetet pas 23 qershorit”, thote Dokle. Ai shprehet se nuk do te kete kandidate te LSI-se dhe aleateve te tjere ne listat per deputete te PS-se. Dokle komenton dhe sulmet ndaj Islamit pas votimit per KQZ, duke u shprehur se Islami doli kunder atyre qe e kishin votuar prej vitesh.

Si e komentoni ju aleancen PS-LSI ?

Partite politike nuk jane kisha per tu falur, por forca politike qe drejtojne vendin drejt nje rruge te caktuar. Aleanca e PS me LSI dhe partite e tjera eshte aleanca per nje Shqiperi Europiane. Kjo do te thote, nje Shqiperi pa korrupsion, sepse qeveria e Sali Berishes eshte me e korruptuara ne rajon se shume vende te tjera te botes. Aktualisht korrupsioni ne Shqiperi eshte bere endemik. Kete nuk e thote PS dhe partite opozitare, por kete e thote Dhoma Amerikane e Tregtise, Bashkimi i Biznesmeneve gjerman, Dhoma e Tregtise Shqiptare. Ky eshte elementi i pare per te shkuar drejt Europes....

Zoti Dokle, a jeni dakord me zonjen Dade sipas te ciles Lefterie Lleshi e KQZ do t’i marr vesh me shpejt emrat e listes se kandidateve per deputet?

Nuk jam fare dakord me kete qe ju thate, sepse nuk ka mundesi ti marre vesh Lefteria perpara nesh. Perpara se te shkojne tek Lefteria, mblidhet Kryesia dhe vendos. Komshiu mund te dije per komshiun a ka apo s’ka kripe, por gjerat e tjera i di vetem i zoti i shtepise dhe ju s’mund te dini si funksionon kryesia nga thashethemet e gazetave.

Z. Dokle a jeni ne dijeni nese jeni ne liste per deputet?

Ate e di fare mire, por s’kam detyrim t’ua them. Opinioni publik do e marre vesh ne momentin e duhur, qofte per z.Dokle, ashtu edhe per 140 kandidaturat e PS.

Si funksion PS, apo vendimet merren nga Rama?

Kryesia e PS ka disa organizma, Grupi i Strategjise se Komunikimit dhe Grupi i Strategjise se Organizimit. Keto grupe jane ngritur me vendim te Kryesise se PS, dhe jane caktuar persona anetare te Kryesise se PS dhe te sekretariatit te PS. Njeri grup drejtohet nga Gramoz Ruci dhe tjetri nga Ben Blushi. Vendimet merren ose me trupen e plote te kryesise ose me autorizim te Kryesise nga keto dy grupe. Ky eshte nje normalitet ne PS.

Si eshte percjelle ne baze kjo aleance me LSI?

Une nuk mendoj se eshte shenjtor as Ilir Meta e as Namik Dokle. Shqiperia ka ngelur ne udhekryq. Ne udhekryqin e krizes ekonomike, ne udhekryqin te korrupsionit te madh, ne udhekryqin te pavaresise se institucioneve. Te gjitha keto tregojne se ne jemi shume larg standardeve europiane. Te gjithe jane bashkuar per nje qellim, te luftojne per nje Shqiperi europiane. Nje Shqiperi, ku demokracia te mos deformohet dhe ta jetojme te gjithe kete demokraci.

Cili eshte opinioni juaj per Kryetaren e Kuvendit, si e drejton ajo ?

Profesionalisht ai Parlament nuk drejtohet aspak mire. Por thashe pak me pare qe nuk funksionojne tre pushtet dhe pushteti legjislativ nuk ekziston sepse eshte nen trysnine e pushtetit ekzekutiv. Aty behet cfare thote Kryeministri. Nje parlament me pushtet te grabitur, normalisht qe do te kete moment ku do ta bojkotosh. Ne e kemi bojkotuar parlamentin per arsye qe ju i dini, per vjedhjen e votave. Cuditem me shume gazetare se kujtojne bojkotin tone dhe jo Bojkotin e z.Sali Berishes kur NATO i kerkoi Shqiperise te krijoje hapesira ujore, tokesore, detare ne favor te NATO-s per te sulmuar Milloshevicin. Madje ai qe burgosi djemte e UCK , ai nuk pranoi te vije ne Parlament per te votuar sulmin mbi Milloshevicin.

Ke ka burgosur ?

Anetaret e UCK. Pyetni Berishen, madje u ka kerkuar edhe te falur. Flas per periudhen qe ka qene President. Ne kohen kur Berisha ka qene president, Hashim Thaci eshte arrestuar ne Tirane. Levizja per krijimin e UCK u krijua me heret, nderkohe qe Milloshevici i cilesoi terrorist, Berisha nuk u mjaftua me aq por i cilesoi terrorist marksist-leninist. Edhe Rambujen e sulmoi Sali Berisha, dhe tha: “Kush nenshkruan Rambujen eshte tradhtar, eshte tradhti kombetare”. Qe do te thote mos e nenshkruani qe Milloshevic te vazhdoje te qendroje ne Kosove.

Dhe si shpjegohet qe Berisha ka gjithe ate popullaritet kur shkon ne Kosove?

Gjeja qe ben me mire Berisha jane mitingjet. Dhe ne momentin qe ka bere mitingjet me te fuqishme ka patur humbjet me te medha. Mitingjet me te fuqishme te Berishes kane qene ne referendumin e 1994.

Cili do te jete ligji i pare kunder korrupsionit qe ju deshironi te kaloni nese ju jeni ne shumice ?

Ne e kemi deklaruar disa here qe korrupsioni nuk eshte thjesht korrupsioni tek mjeku, infermieri. Por korrupsioni me i madh ndodh tek pasurite e medha te Shqiperise. Sidomos me kontrata koncesionare ka nje korrupsion te jashtezakonshem, qe eshte nga pikepamja e vlerave te koncesionuar shume i madh. Hidrocentralet, nafta, kromi, bakri. Ne kemi deklaruar me dhjetera here ne Parlament, qe gjeja e pare qe do bejme eshte te shikojme te gjitha marreveshjet koncesionare qe i kane dhene pronat e Shqiptareve kujt kane dashur. Gjetja e cdo elementi korruptiv do te coje menjehere ne anulimin e ketyre kontratave koncesionare. Flas edhe per rregullimin e ligjit mbi koncesionin, ne menyre qe asnje te mos beje c’te doje me pronat e Shqiperise. Qeveria do te jete e kufizuar edhe e kontrolluar qe koncesionet te mos jepen sic jepen sot. 312 kontrata koncesionesh per hidrocentralet jane dhene nga qeveria nga te cilat vetem 32 jane ne pune. Nga 307 qe ishin planifikuar per tu ndertuar, 312 jane dhene, jane ndertuar vetem 32 sepse nuk u jepen biznesmeneve qe kane fuqi ndertuese, fuqi projektuese por mikut te X apo Y.

A pranoni ju t’ia jepni me ligj te drejten opozites parlamentare per te kontrolluar ajo dobine e koncesioneve qe lidh qeveria e shumices?

Pyetja eshte racionale. Dhe ky eshte ndryshimi. Sa kohe PS ishte ne pushtet, kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit ka qene i opozites, ne momentin qe u nderrua pushteti nuk eshte me kryetari nga radhet e opozites. Kontrolli parlamentar eshte nje nga elementet baze qe ne duam ti japim nje hapesire.

Z. Dokle perse duhet te besojme PS qe nuk do beje te njejten gje kur te vije ne pushtet me ato akuza qe ju thate kur funksionare te PS, deri te kryetari i kesaj partie eshte i akuzuar per korrupsion ?

Z. Qafoku me vjen mire qe e beni kete pyetje. Une besoj qe ky element i luftes se korrupsionit nuk varet nga individi. Individi ka rolin e rendesine e vet ne luften kunder korrupsionit. Por problemi eshte se cfare instrumentesh ligjor zgjedh nje qeverisje per ta luftuar korrupsionin, per te mos e lejuar individin te shkoje drejt korrupsionit. Mund ta kem te tepruar, por per mua korrupsioni ne Shqiperi ka ardhur ne nje pike shume shqetesuese sa eshte korruptuar lufta kunder korrupsionit. Kjo mund te zgjidhet vetem nepermjet instrumenteve adekuate ligjore. Qofte menyra sesi behen koncesionet, qofte menyra sesi behen privatizimet, qofte menyra sesi jepen pasurite e ketij vendi ne duart e te tjereve. Ne themi do te japim hidrocentrale dhe nga keto hidrocentrale do te kete nje investim prej 2. 7 miliarde euro dhe ka mbaruar afati e eshte investuar vetem 10 % e saj. Atehere instrumenti ligjor eshte se une te jap nje koncesion, dhe ne qofte se ti nuk ben koncesimin qe ka kontrata ti automatikisht perjashtohesh nga ky koncesion. Pra, instrumenti ligjor eshte ai qe e lufton korrupsionin.

A ishte normale ajo qe iu be Kastriot Islamit ne Kuvend?

Nje njeri nuk mund ti mbaje dot emocionet kur shikon dikush qe e ka votuar si Kryetar Kuvendi, per Minister Arsimi, per Minister te Jashtem, qe e ka votuar populli per deputet dhe vjen nje moment qe jep nje vote kunder atyre qe e kane votuar. Keto jane emocione shume te forta. Kur vjen moment i zgjedhjeve ne, politikanet, shkojme e puthim ne balle jevgjit. Por jevgjit jane njerez 24 ore ne 24 ore dhe jo vetem diten e zgjedhjeve. Ate qe e puth ne balle per vote duhet ti pergjigjesh te nesermen. Asnje kushtetute e nje vendi demokratik nuk mund te kete revokimin e mandatit politik. Por ama nuk eshte e moralshme qe dikush te abuzoje me nje mandat qe nuk eshte mandati i tij.

A justifikohet dhuna ne Kuvend dhe protesta perpara shtepise ?

A justifikohet kur te ka dhene populli votat nje, dy, tre, shtate here ti te besh c’te duash me ato vota. Une qe flas, kam 22 vjet ne Parlamentin Shqiptar dhe ne 22 vjet kam munguar vetem nje here ne Parlament dhe thjesht se u ndryshua dita e parlamentit. Sepse e nuk kemi votuar as per te prashitur e as per te bere gallate, por shkojme ne Parlament per te votuar ata qe perfaqesojme qofte si mazhorance, qofte si opozite. Por ama dua te nenvizoj pergjegjesine e jashtezakonshme qe merr deputeti diten kur zgjidhet, Ai ka perjashtuar veten sepse nuk e ka ndjere kete pergjegjesi.

Ne pikepamjen tuaj si po funksionon aleanca PS-LSI, dhe meqenese ju jeni ne lidershipin e PS, a eshte ndare pushteti i neserm ?

Ne listen e PS nuk futet asnje nga asnje parti. Ne me LSI kemi nenshkruar karten e parimeve me aleancen midis PS me LSI dhe jane nenshkruar edhe marreveshje me partite e tjera. Jane parime se cfare do te bejme ne neser si mazhorance ne qeverisje te Shqiperise per Shqiperine Evropiane. Eshte nje aleance e natyrshme, nje aleance e panatyrshme ishte ajo e LSI me PD. Nga kjo pikepamje bashkepunimi i kesaj aleance ka filluar te jape frytet e veta politike, apo organizative. Sipas analizes qe ne kemi bere, PS edhe pa LSI mund te fitonte. Ne 2011, ne disa bashki ne kemi fituar edhe pa LSI-ne. Por megjithate ne menduan se eshte e domosdoshme per kater vjetet pas 23 Qershorit. Elementi taktik i kesaj aleance ka rendesi sepse nese del me 10 vota me shume ti vjedhin. Po te dalesh me 10 mije vota me shume eshte me e veshtire te ti vjedhin, nese del me 100 mije vota me shume eshte me e veshtire te t’i vjedhin. Gjithmone ne fushate, problem i PS eshte se a do ti ruani votat sepse PS nuk shkon te vjedhe votat.

Cili eshte opinion juaj per Elion Veliaj dhe partine G99?

Ne nje moment te caktuar ata nuk e kuptuan Partine Socialiste e thyen xhamat po ama u kemi thene hajde njiheni PS, njiheni PS e me pas vendosni te ikni apo te rrini.

Gjithe anoncimi i programit deri perpara te aleances me LSI, eshte folur ne lidhje me korrupsionin galopant. Ka partia PS nje liste te bardhe apo te zeze te personave te cileve do te nise procedim penal, ku ja dergon me pas prokurorise ?

A nuk e dini listen? Per te gjithe ata qe deputetet e PS i kane denoncuar per korrupsion nga tribuna e PS dhe nga tribuna e PD qe vetem hedhin ne gjyq deputetet e PS. Dhe natyrisht nje gjyq i kontrolluar edhe i urdheruar nga ekzekutivi denone me gjobe deputetet e PS.

A jane pjesetare te kesaj liste ata qe per kater vite kane administruar pushtetin dinamikisht, sic jane LSI ?

Ne kemi denoncuar korrupsionin dhe per cdo denoncim qe kemi bere, ne kemi bere denoncime konkrete. Dhe keto element te korrupsionit konkret do te kene pergjegjesi konkrete dhe kjo s’ka te beje as me emra e as me forca politike. Kjo ka te beje me ligjin. Ne radhe te pare mbi bazen e instrumenteve adekuate ligjore te zgjidhet problemi, i cili eshte i pazgjidhur ne shume sektore. Prandaj sot Shqiperia, nje nga elementet baze ka varferine. 150 milione euro jane vetem ne listat e dyqaneve ne Shqiperi. Qytetaret nuk kane mundesi pagese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›