Berisha: Bode na sill në Kuvend bilancin e shkurtimit të shpenzimeve

Ministri i Financave, Ridvan Bode do të sjellë në kryesinë e Kuvendit brenda kësaj jave bilancin për shkurtimin e shpenzimeve për të gjithë administratën shtetërore. Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka bërë me dije se deputetët do të informohen brenda kësaj jave me gjithë bilancin e të ardhurave këtë 6 mujor dhe shpenzimet, të cilat do të reduktohen. “Ne do të sjellim buxhetin kësaj herë me një shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve. Nuk them se kohërat e krizës janë kohëra lumturie. Unë mund të them që ekonomia reale shqiptare është më në rritje se asnjëherë tjetër dhe se problemet madhore që kalon Euro nuk i zgjidh dot Shqipëria”, tha Berisha. Kryeministri Berisha sqaroi se javën tjetër do të vendoset për rritjen e rrogave, por thumboi edhe opozitën për rritjen që qeveria u bëri pensionistëve. “Ftoj opozitën ta mbështesë këtë politikë të qeverisë. Jo një herë ta quajë kriminale, pastaj të dalë tek veza”, theksoi Berisha. Duke komentuar reagimet që janë bërë në kuadër të rritjes së pensioneve, kryeministri Berisha theksoi se “të reagosh në këtë mënyrë do të thotë të shohësh botën nga kullat e Fidelit. Se si mund të ngrihet opozita e të quajë krim politikën e rritjes së pensioneve, kjo është një shpirtkazmëri e pashembullt”.
KoalicioniPanoramës ekonomike dhe mbajtjes së premtimit për rritjen e pensioneve dhe rrogave në Korrik për të gjithë shqiptarët, kryeministri preferoi ta ndajë atë që ai e cilësoi si fitore për një premtim të mbajtur me aleatin e tij, Ilir Metën. Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, Kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë drejtuesit dhe veprimtarët e forcave politike të mazhorancës për vendimin që morën një vit më parë për t’i dhënë vendit qeverisjen me spektrin më të gjerë të mundshëm. “Koalicioni u quajt “Koalicion i Integrimit” dhe unë besoj se këtë, kjo mazhorancë e ka faktuar dhe po e fakton çdo ditë për çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Kryeministri.
Rritja e pensioneveDuke iu referuar deklaratave të kampit rozë për rritjen e pensioneve, kryeministri Berisha i cilësoi ato si gafa të pafalshme. “Për të sulmuar rritjen e pensioneve u thanë shqiptarëve se kjo qeveri po merr për rritjen e tyre 70 përqind të kursimeve tuaja. Unë dua t’ju informoj ju, zonja dhe zotërinj deputetë, dhe mbarë shqiptarët, se në mënyrë absolute kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka prekur qoftë edhe një qindarkë të vetme për rrogat dhe pensionet nga kursimet e tyre, çka e kanë bërë paraardhësit tanë çdo vit”, tha Berisha.
Rritja e rrogaveJavën që vjen, qeveria do të miratojë vendimin për rritjen e pagave për të gjithë buxhetorët. Sipas relacioonit paraprak që po hartohet nga ministria e financave rritja e pagave do të pësojë një shtesë nga 6-10%. Kategoria që pritet të përfitojë më shumë nga rritja e pagave do të jenë infermierët dhe mjekët. Një rritje prej 6% pritet të përfitojnë edhe arsimtarët.
Shkurtimet e shpenzimeveQeveria pritet të shkurtojë me 25% shpenzimet e administratës publike. Ministria e Financave do të dorëzojë në komisionin e ekonomisë bilancin 6-mujor të shpenzimeve të bëra dhe reduktimet që pritet të miratohen gjatë javës që vjen.
#