E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Brenda pak ditesh nis rruga Tirane-Elbasan

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin e Aleances per Qytetarin per Bashkine e Elbasanit Durim Hushi duke premtuar se brenda pak ditesh do te nisin punimet per ndertimin e rruges Tirane-Elbasan.


Do ndertojme cdo rruge e rrugice do investojme ne kanalizime ne qytet dhe do te shtrohet rruga Elbasan - Gjinar tha kryeministrit para mbeshtetesve ne Elbasan. Duke permendur arritjet gjate qeverisjes demokrate Berisha premtoi gjithashtu se Elbasani do te shnderrohet ne nje pike te rendesishme energjetike per gjithe vendin. Ai u kerkoi elbasanasve voten me premtimin se qeveria qendrore do te mbeshtese fuqimisht bashkine per ndertimin e infrastruktures ne qytet.


Nderkohe ne Devoll dhe te Perrenjas Berisha prezantuar kandidatet e mazhorances per keto dy qytete. Ju shpreh mirenjohjen me te thelle per kete pritje vellazerore shfrytezoj rastin ne kete dite te bekuar te uroj nga Devolli te gjithe besimtaret e krishtere shqiptare dhe te gjithe besimtaret e Zotit gezuar Pashken diten e rilindjes te shpreses besimit dhe te se ardhmes- tha Berisha.


Ne te dyja zonat kryeministri ka bere nje permbledhje te investimeve te qeverise ne keto gjashte vite dhe ka premtuar se do te ndihmoje pushtetin vendor nese ai do te fitohet nga koalicioni i djathte. Si ne cdo takim tjeter elektoral kryeministri nuk ka lene pa sulmuar edhe liderin e opozites Edi Rama. Se cila ishte e vetmja rruge gjenerates sone i kujtohet shume mire.


Vertet zoti Edi Rama e mori kete hua nga eterit e vet natyrisht nuk ka ndermend ketu te rikthej ketu ate kohe qe nuk mund ta riktheje kurre. Alternativa e rruges se vetme ishte nje perpjekje e madhe perpjekje cnjerezore per te bllokuar e futur vizat tuaja ne kuti- tha kryeministri Sali Berisha si ne Devoll ashtu edhe ne Perrenjas.


Ne te dyja qytete ai prezantoi edhe projektet per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan me kater korsi dhe tunelin 2.4 kilometer qe do te shkurtoje me 50 minuta distancen me kryeqytetin. Sipas tij te tjera projekte te rendesishme per kete rreth jane ne ndertim apo do te ndertohen si rruga Librazhd-Qafe Stude Banje-Elbasan Gramsh-Maliq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›