Pashket te gjitha fete ne feste

Pjesemarrje e gjere e te rinjve
Mesha e shenjte ne Katedralen e Rreshenit mblodhi plot besimtare qe perjetuan ardhjen magjike te Jezus Krishtit ne nje Ringjallje hyjnore. Ipeshkvi Palmieri ka udhehequr kete ceremoni meshtare hap pas hapi qe nga misteri i territ ne hyrje te Katedrales dhe deri ne heqjen e prangave te vdekjes nga Krishti-mbret duke ua percjelle gezimin dhe lumturine te gjithe te pranishmeve qe dolen me te lumturuar e te medituar nga mesnata e se Shtunes se madhe
Me shume pershtypje bente pjesemarrja e te rinjve ne kete meshe studente apo emigrante si edhe myslimane.
Te gjitha fete ne feste
Atmosfera e Pashkeve qe ndihej prej ditesh terhoqi vemendjen jo vetem te besimtareve ortodokse por te gjithe qytetareve te Beratit. Mesnaten e se shtunes ne kishen e Shen Dhimitrit qe ndodhet ne qender te qytetit u prit ringjallja e Krishtit ku qindra besimtare ndoqen ceremonite e kesaj feste. Ritet fetare te kesaj feste u zhvilluan dhe ne kisha te tjera te ketij qyteti ne lagjen Kala e Gorice. E vecanta e Pashkeve ne Berat eshte se kesaj feste dhe riteve te saj fetare i bashkohen qytetare te te gjitha besimeve. Me pas besimtaret kane kaluar prane banesave te tyre dreken e Pashkeve ku gatuhen ushqimet tradicionale te kesaj feste.
Narta feston Karnavalet
Edhe kete vit Narta veshi ngjyrat e karnavalit festes me te madhe te pervitshme te kesaj zone. Si shenje mireseardhjeje e diteve verore karnavali gjalleroi sheshet e fshatit duke transformuar perditshmerine e tij. Festa pagane bashkoi komunitetin e kesaj zone ne fshatin qe po braktiset. Shume emigrante erdhen nga Greqia per te qene pjese e festimeve por edhe tradites se fshatit te njohur per organizimin e karnavaleve. Kostumet dhe maskat kryesisht veshur nga te rinjte mbushen oret e paradites ndersa muzika shoqeroi gezimin e kesaj dite te vecante.
Nje dite me pare banore te fshatit qene prane kishes ku percollen Krishti u ngjall si dhe urimet per Pashket nderkohe qe e diela solli ritme te tjera. Protagoniste qene kryesisht te rinj. Nen maskat e kostumeve te ritualit ku dallohet veshja popullore e luftetarit veshja tradicionale e Nartes kostumet e grave apo dhe figurave te kafsheve te rinjte kercyen te shoqeruar nga sazet. Festa ne kete fshat do te zgjate per tri dite sipas nje tradite qe daton thuajse prej 90 vjetesh.