Flamurmbajtes per Oscar

Jo me perpara se 30 shtatori mund te kemi kandidatin qe do te perfaqesoje Shqiperine ne kategorine Filmi me i Mire ne Gjuhe te Huaj ne Academy of Motion Pictures Arts and Sciences e njohur me emrin popullor Akademia e mimit Oscar.
Kryetari i Qendres Kombetare te Kinematografise Artan Minarolli e beri kete deklarate i pyetur nga Shekulli. Kane nisur te shfaqen ne horizont kineaste shqiptare qe po kerkojne mbeshtetje per te qene pjese e ketij procesi zgjedhjeje si ne rastin e bashkeskenaristit te filmit Falja e Gjakut Andamion Murataj.
Po si do te funksionoje zgjedhja e nje flamurmbajtesi drejt Best Foreign Language Award
Qysh prej vitit 1996 filmi shqiptar ka aplikuar jo rregullisht ne Akademine Amerikane. Ne dhjetevjecarin e fundit u arrit te prodhohet edhe 1-2 filma ne tre vjet e bashke me te edhe pretendimi per tu matur me kinemane boterore pra me kinemane joanglishtfolese pikerisht ajo qe hyn ne Kategorine e Filmit me te Mire ne Gjuhe te Huaj.
Strukturat tona kinematografike me ne krye Ministrine e Kultures nuk e kane stabilizuar ende nje mekanizem i cili cdo vit do te kryente zgjedhjen e filmit shqiptar ne nje konkurrim ku vlerat kinematografike gjithsesi mbajne nje flamur te vendit qe i perket prodhimi.
Sa qesharake u be situata kur per perfaqesimin e Trishtimit te Zonjes Shnajder ne vitin 2008 ish ministri Pango e bashke me te edhe ishe kryetari qendres Xhevdet Feri jepnin e merrnin shkresa nen dore ndersa regjisori Milkani dilte ne konference per shtyp pa pranine e njeres strukture e as te tjetres.
Se paku dy vitet e fundit QKK ka adaptuar kriteret e Rregullore se Akademise per kete kategori. E meqe filmat e ketij paraqesin ne vetvete nje larmi te termit film shqiptar i kryetari Minarolli na jep kete perkufizim te Filmit Shqiptar per kategorine Filmi me i Mire ne Gjuhe te Huaj ne Academy of Motion Pictures Arts and Sciences ne baze te disa kritereve.
Filmi duhet te jete shfaqur per jo me pak se nje jave rresht dhe jo me pare se 1 tetor 2010 e jo me vone se 30 Shtator 2011
Aplikuesi nga shteti qe kerkon te kandidoje duhet te perfaqesohet ne shumice ne te pakten 2 nga keto 3 kategori producent/et regjisor/et skenarist/et
Aplikuesi nga shteti qe kerkon te kandidoje duhet te perfaqesohet ne shumice ne keto kategori kamera montazh drejtim artistik kostumografi kompozitor miksim zeri
Aplikuesi nga shteti qe kerkon te kandidoje duhet te perfaqesohet ne shumice ne rolet kryesore te filmit.
Ne baze te se njejtes rregullore thote kryetari i Qendres parashikojme mbledhjen e nje komisioni jo me perpara se 30 shtatorit. Komisioni merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkeprodhimet shqiptare me te huajt qe kane dale ne qarkullim prej 30 tetor 2010 deri me 30 shtator 2011. Ky komision i posacem do te ngrihet nga shoqatat e kineasteve dhe do te kete miratimin e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. I perbere nga 5-7 anetare.
Minarolli nga dita e sotme iu ben thirrje shoqatave shqiptare te kineasteve gjashte jane te paraqesin prane Qendres propozimet e tyre per anetaret e ketij komisioni te vecante. Gjithashtu ai fton te gjithe producentet shqiptare te dorezojne prane QKK kerkesen per te aplikuar prane ketij komisioni.
Minarolli kujton se 6 jane filmat qe do te kene premiere ne harkun vjeshte 2010-vjeshte 2011. Jane Maja i Pluton Vasit Ballkan Bazaar i Edmond Budines qe jane shfaqur ne kinema Out of touch i Andi Delianes dhe Pharmakon i Joni Shanajt qe pritet deri ne vere Amnistia i Bujar Alimanit qe eshte shfaqur premiere boterore ne Berlin ndersa ne Shqiperi pritet brenda majit. Ky film paraqet ecurine me te mire e qe me siguri do te merret parasysh ne bilancin final qe do te beje komisioni per zgjedhjen e filmit perfaqesues drejt Oscarit.
Kryetari i QKK na permend edhe filmat Shqiptari i Johannes Naber dhe Falja e Gjakut i Joshua Marston dhe ndalet te keta dy sepse paraqesin specifika te ndryshme nga kater te tjeret ku nuk diskutohet me pasaporta shqiptare e prodhimit.
Minarolli thote se perfaqesimi i Shqiperise nga nje regjisor i huaj eshte jashte cdo hamendesimi por eshte komisioni per filmin shqiptar ne Oscar ai qe do te vendose. Ne rastin e filmit Shqiptari ceshtja do pare njelloj pavaresisht se eshte mbeshtetur nga Qendra Kombetare e Kinematografise me rreth 30 milione leke.
Edhe Falja e gjakut me nje bashkautor bashkeproducent si edhe casting director shqiptar me nje histori shqiptare qe flet shqip ka te ngjare sipas ketij shqyrtimi paraprak te kritereve qe te mos merret fare ne konsiderate nga komisioni i posacem.
Stafi i filmit amerikan ka filluar nje fare promocioni por ne fund te fundit konfirmimin e jep pala shqiptare.
Minarolli kujton se Muajt e mjaltit i Goran Paskaljevicit u perjashtua dy vjet te shkuara per te njejten arsye. Edhe pse i pari bashkeprodhim i Shqiperise me Serbine rezultoi jo me shume se nje film vullnetmire per vellazerimin e vendeve.
Sukseset jane rastesore akoma shton Minarolli ka grimca interesante ka ndonje fatlum tek-tuk por kinemaja shqiptare nuk eshte futur akoma ne shinat e nje kinematografie te mire. E vertete dhe jo pa rendesi eshte qe ka nisur te thuhet film shqiptar pra prania e ketij filmi eshte me e madhe pertej nesh. Koha autoret me perpjekjet individuale bejne punen e tyre.
Por e gjithe kjo nuk paraqitet si nje zhvillim normal organik. Ka te beje me prodhimin shume te vogel te filmit me gjendjen e producenteve shqiptare te cilet nuk kerkojne por merren me pune te tjera qe skane te bejne me kinemane.
Edhe kjo histori pa nje status dhe ngritja me ne fund e nje strukture permanente qe nuk do te angazhonte as bordin e filmit artistik te Qendres Kombetare te Kinematografise dhe as kryetarin e Qendres qe do te merret me organizimin e kesaj pune reflekton gjendjen ku ndodhet kinemaja shqiptare.
Mund te ishte Falja e gjakut
Andamion Murataj bashkeskenaristi shqiptar i prodhimit amerikan Falja e Gjakut me regji te Joshua Marstonit mendon ta beje zyrtare kerkesen ne Qendren Kombetare te Kinematografise. Une uroj qe Qendra Kombetare e Kinematografise te nise procedurat zyrtare per te zgjedhur filmin Falja e Gjakut si filmi perfaqesues i Shqiperise per tu nominuar ne Oscar for Best Foreign Language Film pasi filmi deri me tani ka deshmuar se i ka te gjitha shanset reale per te arritur ne nivelin me te larte te konkurrimit ka thene Murataj ne nje prononcim per Shekullin.
Filmi qe fitoi Ariun e Argjendte per Skenarin me te mire ne Berlin International Film Festival 2011 do te jete ne kinema ne Amerike ne muajt e pare te viti 2012 nderkohe qe eshte kerkuar nga shume festivale te filmit.
Ne lidhje me kete ecuri te filmit Murataj shton Ne jemi perpjekur te bejme nje film te ndershem qe sheh drejt e ne sy problemet e atyre te rinjve ne Shqiperi jeta e te cileve eshte ngerthyer midis modernitetit dhe tradites. Ky eshte nje film plot ndjenje dhe humanizmi buron nga cdo kuader i filmit. Une jam i sigurt qe ky film do te komunikoje fuqishem dhe qarte ne Amerike sic komunikoi edhe ne Berlin pasi ne qender te tij eshte nje histori e triumfit te shpirtit njerezor ne rrethana te zymta dhe si i tille mbetet nje histori universale po aq sa eshte nje histori specifike Shqiptare.
Regjistri
Pak jane filmat shqiptare qe jane regjistruar zyrtarisht prej vitit 1996 per konkurrimin e pervitshem Best Foreign Language Award ne Akademine Amerikane te Filmit Arteve dhe Shkencave. Konkurrimi ne kete kategori njihet prej vitit 1956 per nje filmin e gjate artistik qe nuk prodhohet ne SHBA e qe kryesisht flet ne nje gjuhe qe nuk eshte anglishtja.
Academy of Motion Picture Arts and Sciences fton industrine filmike te vendeve te ndryshme qe te aplikojne me filmin qe i perfaqeson me mire ne Academy Award for Best Foreign Language. Nje komitet i akademise per kete kategori mbikeqyr filmat e vendeve te ndryshme dhe prej tyre arrin te nxjerre nepermjet nje votimi sekret nje liste me 5 kandidate.
Vetem kater filma shqiptare bashkeprodhime te huaja me polaket francezet italianet kane aplikuar per Academy Award for Best Foreign Language Film dhe asnjeri nuk eshte nominuar per nje Oscar. Ne kete histori thuhet qe megjithese filmi shqiptar nuk ka pasur asnjehere perfaqesim ambicioz vendet rreth e rrotull nesh kane shkuar drejt kesaj kategorie te Oscarit me filma per Shqiperine ose diasporen shqiptare.
1996 Kolonel Bunker i Kujtim ashkut
2002 Slogans i Gjergj Xhuvani aplikon per edicionin e 74 te Academy Awards per Best Foreign Language Film. Kete vit fitues eshte No mans Land i Danis Tanovicit Bosnje - Hercegovine
2008 Trishtimi i Zonjes Shnajder i Eno Milkani Piro Milkani
2009 Gjalle i Artan Minarollit
2010 Lindje-Perendim-Lindje i Gjergj Xhuvanit