Rama: Në 8 maj do të çlirojmë këshillin bashkiak
Të tjerë autobus të rinj me standarte tërësisht europiane hyjnë në qarkullimin e kryeqytetit dhe bëhen pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për transformimin rrënjësor të transportit urban”. 13 autobuzë të rinj janë vënë në dispozicion të qytetarëve për linjat qendër-Tufinë dhe qendër-Laprak.
I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, Kryebashkiaku Rama theksoi se këto dy linja do të kenë autobusë të rinj me kilometrazhin “zero” ndërsa theksoi se ky investim i rëndësishëm do të ofrojë edhe një shërbim të standarteve europiane për qytetarët.
Duke iu referuar edhe zgjedhjeve vendore, Rama theksoi se më 8 maj qytetarët do të çlirojnë këshillin bashkiak duke bërë të mundur kështu edhe transformimin e linjës Kombinat-Konostudio.
“Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin I cili është component i planit tonë strategjik” theksoi Rama duke shtuar se arritjet i dedikohen kontributit të qytetarëve dhe bashkisë së Tiranës.