Berisha: Brenda prillit dorëzohet pyetësori i KE-së
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha ka shpallur se sot përfundojnë përgjigjet për pyetësorin e Komisionit Europian. Para deputetëve demokratë, kryeministri ka vlerësuar veçanërisht punën e administratës e cila brenda 3 muajve iu përgjigj 2284 pyetjeve që përfshinte pyetësori.
Ndërkaq kryeministri Berisha ka shpallur se dokumenti do t'i dorëzohet komisionerit për zgjerimin Stefan Fule gjatë dy javëve të para të muajit prill.
Ndërkaq kryeministri Berisha ka shpallur se dokumenti do t'i dorëzohet komisionerit për zgjerimin Stefan Fule gjatë dy javëve të para të muajit prill.