Klosi: PS, çdo mjet në arsenalin e mjeteve demokratike për të larguar Sali Berishën Sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi

Sekretari Organizativ i selisë rozë, Blendi Klosi, u shpreh sot se Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet demokratik për largimin e qeverisë. Në një komunikim për mediat, deputeti socialist tha se sot të gjitha familjet shqiptare, vuajnë në kurrizin e tyre keqqeverisjen e një pushteti që nuk është produkt i votës së qytetarëve të Shqipërisë, por produkt i manipulimit, shtrembërimit dhe grabitjes së vullnetit të tyre. “Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet në arsenalin e mjeteve demokratike për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për vendin”, deklaroi Klosi.