E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chountis- Bashës:S'ka më pengesa për vizat

Nuk ekziston asnjë pengesë për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Deklarata është bërë nga reporteri për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE-së, Nikolaos Chountis gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.
Kreu i dikasterit të rendit, ka informuar reporterin e PE-së, mbi fushën e sigurisë së kufijve, lëshimin e dokumenteve të sigurta të identitetit, rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë me strukturat homologe të vendeve europiane, e posaçërisht me ato të vendeve fqinje.
Në këtë kuadër, Basha njohu Chuntis edhe mbi marrëveshjet dhe protokollet e bashkëpunimit që Shqipëria ka nënshkruar me këto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë që asistojnë dhe bashkëpunojnë me policinë shqiptare.
Reporteri për Shqipërinë Chountis vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe siguroi për mbështetjen e tij në këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›