Berisha: Brenda vitit do hartohet regjistri i pronave
Brenda vitit pritet të hartohet regjistri i pasurive të paluajtshme. Kryeministri ka folur në qeveri për këtë iniciativë e cila synon regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme në vend ndërsa njoftoi se firma serioze kanë filluar punën me regjistrimin e parcelave. Ky është procesi më i rëndësishëm tha Berisha pas regjistrit kombëtar të gjendjes civile.
Ndërkaq me ligjin e ri të tokës qeveria i atribuon pushtetit vendor administrimin e territoreve të tyre, duke hedhur një hap të mëtejshëm ëpr eleminimin e burokracive. Berisha tha se ky ligj është një tjetër përpjekje për të frenuar erozionin duke investuar në mbjelljen e arrorëve.