Reichel dhe Brieger, dënojnë dhunën në veri
Ambasadori i Gjermanisë Ernst Reichel dhe ai i Austrisë Johann Brieger, dënojnë fuqishëm dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Ambasadorët Reichel dhe Brieger i kanë bërë thirrje qytetarëve në veri të Kosovës, që mos të lejojnë të keqpërdoren nga ushtruesit e dhunës për qëllimet e tyre dhe që ta respektojnë mandatin e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes.
Të dy ambasadorët vizituan sot ushtarët e lënduar gjermanë dhe austriakë të KFOR-it, në spitalin në bazën e KFOR-it në Prizren.