Berisha Bujqesia te kthehet ne gjenerator punesimi
Bujqësia do të jetë gjenerator i punësimit në vend ndaj dhe qeveria “Berisha” i jep përparësi prodhimit bujqësor në vend. Kështu, i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit "Agrobiznes e Turizëm 2012", kryeministri Sali Berisha, pas vlerësimeve për organizatorët e këtij eventi, vuri në dukje faktin se ky panair është dëshmi e suksesit të fermerëve në vendin tonë.
“Shqipëria është vendi me tokën bujqësore më pjellore, potencialet e saj janë të jashtëzokasnhme, pasi fermerët kanë mundësi të zgjerojnë sipërfaqen e tokës së mbjellë. Ka një përparësi të madhe prodhimi bujqësor nga agrobiznesi. Por dua të theksoj se qeveria ka qenë dhe do të vijojë të punojë për të ngritur një infrastrukturë moderne në të gjithë teritorin e vendit. Janë investuar miliarda dollarë, e do vijojnë deri sa të kemi infrastrukurën e plotë në çdo fshat e lagje”, vlerësoi Kryeministri Berisha.
Ndërkohë që ministri i Bujqësisë, Genc Ruli duke vlerësuar këtë nismë si mjaft dinjitoze për buqësinë e turizmin, shprehu besimin se e ardhmja e bujqësisë do të jetë edhe më e mbarë.
“Ky është një panair i përmasave tepër të mëdha, ku sot kemi mundësinë të shijojmë produktet më të mira të vendit. Produktet e fermerëve tanë na bëjnë të krenohemi me to. E ardhmja e sektorit të bujqësisë do jetë edhe më e mbarë, prodhuesit madje kanë arritur të përballojnë edhe krizën e kohëve të fundi, kjo e shoqëruar nga mbështetja që sistemi ynë i ofron fermës dhe fermerëve por edhe përmirësimi i infrastrukturës. Por dua të theksoj se potencialet ekonomike në vend janë të mëdha dhe ende të pashfrytëzuara”, u shpreh Ruli.
Në vlerësimin e ministrit, Aldo Bumçi përmes këtij panairi prezantohet Shqipëria turistike
“Sot paraqesim si pjesë të këtij panairi Shqipërinë turistike. Ky është një transformim rrënjësor falë investimeve të qeverisë. Shqipëria turistike, emri i mohuar që sot përfaqëson Shqipërinë. Le ta kthejmë këtë panair në një traditë”, nënvizoi Bumçi.