E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarja britanike lind ne bazen ushtarake

Një ushatare britanike ka lindur foshnjen e saj të seksit mashkull në bazën ushtarake në Afganistan, ndërsa nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë.
“Nëna dhe djali janë në gjendje të mirë” , tha ministri i Mbrojtjes, pas lindjes në bazën Bastion në provincën e Helmand. Gruaja, e cila nuk ishte emëruar nga ministria e Mbrojtjes, mësoi se ishte gati për të lindur, pasi kishte dhimbje në stomak. Fëmija ishte ngjizuar para se ajo të mbërrinte në Afganistan në mars. Ndërkohe pas rastit në fjalë, ministria e Mbrojtjes u shpreh: “Nuk është në politikat e ushtrisë të lejojë femra të shkojnë në operacione, nëse ato janë shtatzëna. Në këtë rast, ministria e Mbrojtjes nuk ishte në dijeni të shtatzanisë së saj”. Foshnja ka lindur pesë javë para kohe, sic bëri të ditur dhe ministria e mbrojtjes, ky është rasti i parë që një ushtare britanike lind në vijën e frontit.
Ky rast i pazakontë mund të nxisë debate të mëtejshme mbi domosdoshmërinë e kontrolleve të tjera tek gratë, para se ato të vendosen në vijën e frontit. Studimet në Gjermani në 2002, treguan se 25 nga 475 nëna nuk e kishin kuptuar që ishin shtatzënë deri në momentin e lindjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›