E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Zgjedhjet te plotesojne kushtet

Ne vijim te fjales se tij ne Top Story kryetari i Bashkise se Tiranes dhe lideri i opozites Edi Rama u shpreh se pjesemarrja ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin zgjedhor nuk eshte nje ceshtje qe duhet te shtrohet.

Ai tha se opozita nuk do te realizoje endrren e mazhorances duke mos marre pjese ne zgjedhje por tha se nuk mund te kete zgjedhje nese nuk plotesohen kushtet per mbarevajtjen e tyre.

Pjesemarrja ne zgjedhje nuk eshte ceshtje qe shtrohet sepse ne endrren e Saliut Ilirit e Fatosit nuk do ta bejme por nuk mund te kete zgjedhje nese nuk plotesohen kushtet kushte qe percaktojne qarte modalitetet e njerezve. Kryetari i LQZ-se ne vend qe te beje bufonin e oborrit te pushtetit duhet ti kishte diskutuar e shtruar keto probleme dhe jo te deklaroje se nuk ka fonde per te mbajtur kutite dhe do ti djege tha Rama.

Rama la te kuptohej se kandidati i opozites per kryetarin e Bashkise se Tiranes nuk eshte vendosur ende. Ai as nuk pohoi dhe as nuk mohoi rikandidimin e tij duke u mjafuar me pergjigjen se opozita do te vendose njeriun e duhur per te qeverisur Tiranen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›