E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Urrejtja ndaj opozites bllokon ndertimet

Kreu i Partise Socialiste dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama edhe njehere tjeter fajesoi policine rrugore per paralizen qe u krijua ne Tirane pasditen e se henes. Sipas Rames policia u perdor politikisht nga Ministria e Brendshme dhe se semaforet jane fikur qellimisht.

Rama fillimisht komentoi akuzat e kryeministrit Berisha per veshjet e tij. Ai tha se te gjithe njerezit qe e njohin nga afer e dine mire se si vishet. Ai la te kuptohej se gjithcka ishte nje sajese politike e kryeministri Berisha.

Qe policia eshte udhehequr ne rruge te gabuar nga Ministria e Brendshme tani nuk e fsheh dot as vete Ministria e Brendshme. Kane ndodhur disa gjera radhazi qe kane sjelle ate ngjarje fikja me celes e semaforit te rruges se Elbasanit dhe atij tek TVSH. Policia Bashkiake nuk eshte marre asnjehere me qarkullimin rrugor eshte perdorur si suport tha Rama.

Ne lidhje me mosveprimin e policise bashkiake gjate bllokimit te trafikut diten e hene Rama tha se policia bashkiake asnjehere nuk eshte perdorur per manaxhimin e qarkullimit rrugor por thjesht ka qene suport. Ai permendi edhe dy dokumente te prefektit te Tiranes ku citohej se policia bashkiake tejkalon kompetencat e saj duke u perfshire ne qarkullimin rrugor ne Tirane cka sipas ketij dokumenti eshte kompetence e policise rrugore nen varesine e Ministrise se Brendshme.

Rama pohoi se numri i efektivave te policise bashkiake eshte 250 dhe jo 380 sikunder pretendon mazhoranca. Kryetari i Bashkise u shpreh se nga te gjithe ekspertet nderkombetare eshte arritur konkluzioni infrastruktura e Tiranes perballon trafikun por problemi sipas tij qendron te manaxhimi i mjeteve detyre kjo e policise rrugore.

Persa i perket bllokimit te punes ne KRT e Tiranes zoti Rama tha se ky institucion ka funksonuar per aq kohe sa ka qene nen kontrollin e Berishes kohe kur sipas tij cdo vendim merrej sipas pelqimit te kryeministrit.

KRT e bashkise ka funksionuar per aq kohe sa eshte kontrolluar nga Saliu. Nuk ka leje ndertmi te dhene ne Tirane nga 2005-2009 qe te mos kete patur pelqimin dhe vulen e Saliut. E gjithe legjenda e betonizimit te Tiranes eshte propagande e pashembullt ne 9 vjet eshte ndertuar 1 perqind i territorit te Tiranes. Ne pjesen tjeter dora e bashkise ka nderhyre per te hapur rruge lulishte kopshte e cerdhe. Ketu eshte bllokuar sektori i ndertimit vetem per pasoje te urrejtjes ndaj opozites duke djegur mijera vende pune e duke lene shqiptaret pa pune deklaroi Rama.

Persa i perket planit per prishjen e piramides Rama u shpreh se nje veprim i tille do te ishte nje arsye me shume per shqiptaret per te larguar Sali Berishen i cili sipas tij vazhdon te merret me fantazmen e Enver Hoxhes duke prodhuar nje politike konflikti dhe duke sjelle ndasi te pashembullt mes shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›