E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend taksat perplasje Ruci-Bode

Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci debatoi me Ministrin e Financave Ridvan Bode ne lidhje me fondet per bashkine e Tiranes dhe ndarjen e taksve mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ruci ne fjalen e tij u shpreh se Bashkia e Tiranes nuk ka mbi 4 mije punonjes ashtu sikunder deklaron kryeministri Berisha por ka vetem 2767 punonjes ne bordero. Me tej kreu i grupit parlamentar socialist tha se pushteti qendror ka nderhyre disa here ne taksat e pushtetit vendor duke veshtiresiar gjendjen financiare te ketij pushteti.

Menjehere pas deputetit Ruci reagoi Ministri i Financave Ridvan Bode i cili u shpreh se te ardhurat per pushtetin vendor kane qene te mjaftueshme dhe se mbledhja e taksave ne Bashkine e Tiranes behet ne menyre selektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›