E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Buxheti 2011, një histori suksesi

Kryeministri Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2011 si një histori të vërtetë suksesi pasi ka bërë të mundur realizimin e shumë projekteve të mëdha. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se një nga sukseset e këtij buxheti është ndërtimi i tunelit të Qafë Krrabës që sipas tij do të inagurohet këto ditë.
 

“Ky buxhet bëri të mundur ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tunelit të Krrabës që do inagurohet këto ditë, 6 muaj para afatit. Natën në të cilën qeveria u detyra të qëndrojë në parlament për herë të parë deri në orën 5 të mëngjesit për ta bindur opozitën që ta votonte ajo nuk e bëri sepse nuk donte që këtë sukses ta kishte kjo qeveri.Buxheti kaloi dhe u shndërrua në tunelin e Qafë Krrabës” shtoi Berisha.

Sipas tij, buxheti i dha një shtytje të madhe infrastrukturës së vendit duke ndërtuar mijëra kilometra rrugë si dhë bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Buxheti ishte i bekuar sepse bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe rriti të ardhutat për mbi 8 mijë familje të punësuara dhe pensionistëve dhe kjo në një kohë kur vendet e tjera u detyruan të bëjnë shkurtime” shtoi Berisha.

Kryeministri Berisha tha gjithashtu se ky buxhet do shërbejë si shtysë edhe për buxhetin e vitit 2012 I cili sipas kryeministrit do të sjellë transformimet më të mëdha për vendin. “Nuk është se s`ka vështirësi por ekonomia shqiptare po performon. Ajo u përballë me një dëborë të paparë në fillimit të vitit, u përball me një thatësirë të madhe në diga. Unë dua t`i informoj qytetarët se nga 31 marsi 2011 deri në 2012 prodhimi në hidrocentrale ra dhe ne bëmë gjithçka që të mos kishte mungesë të energjisë. Ne kaluam jo një test por një cunam për sa i përket prodhimit të energjisë pasi ai ra në nivelet më të pabesueshme. Megjithatë ne mobilizuam të gjitha mjetet, importuan në mënyrë të pandërprerë” shtoi Berisha.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›