E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria, ndihmë për familjet e viktimave të Himarës

Qeveria shqiptare do t`u japë 1 milionë lekë familjeve të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të Himarës. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se qeveria ka vendour të japë edhe 300 mijë lekë për familjet e të plagosurve.
 

“Qeveria vendos ndihmë për familjet e viktimave në aksidentin e Himarës që sipas ligjit është 1 milion lekë përveç shpenzimeve të varrimit që do mbulohen nga qeveria si dhe 300 mijë lekë për të plagosurit dhe kjo është një ndihmë që synon të lehtësojë sa më pak dhimbjen e tyre” theksoi Berisha.

Gjithashtu qeveria shqiptarë ka akorduar një fond prej 50 mijë eurosh në ndihmë të qeverisë italiane pas tërmeteve që kanë përfshirë këtë vend gjatë dy javëve të fundit. "Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta, qeverisë dhe familjeve të viktimave dhe duke bashkuar lutjen me këto familje dhe me gjithë qytetarët italianë të prehen në paqe dhe qetësi, qeveria ka vendosur të japë një shumë prej 50 mijë euro në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Ndërkohë, ambasada italiane ka hapur dy llogari, dhe thirrja jonë drejt biznesit dhe qytetarëve është të bëjnë kontributet e tyre modeste, ndaj një vendi i cili ka mbështetur këtë vend dhe ka ndihmuar shqiptarët gjatë këtyre 20 viteve” shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›