E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, ambasadori Arvizu takon Fatos Nanon

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar për herë të dytë të kandidatin e vetëshpallur për postin e Presidentit të Republikës, Fatos Nano.
 

Takimi po mbahet në një nga lokalet e kryeqytetit në zonën e Ish-bllokut dhe vjen një ditë para seancës parlamentare, kur pritet të caktohet edhe data e zhvillimit të raundit të tretë të votimit në Kuvend për presidentin.
 

Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për shtyp ditën e djeshme, Nano u bëri dje thirrje liderëve kryesorë të politikës shqiptare që të mbashkohen në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, “për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen prokute demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike”.

"Për të përmbushur kriteret e nevojshme të integrimit europian dhe reformat që i nevojiten vendit “Shqipërisë nuk i duhet një president i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e palëve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Shqipërisë, i duhet një president dalëzots” dhe për këtë ai vazhdon t`i ofrohet vendit" ka shtuar Nano.

Dy raundet e para të votimit kanë dështuar pasi dy palët kryesore politike në vend nuk kanë arritur të çojnë një kandidat konsensual për kreun e ri të shtetit.
 

Nëse edhe ky raundi dështon, atëherë shanset për një kandidat konsensual janë të pakta. Pas raundit të tretë Presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë, me 71 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›