E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Buxheti 2011-te do afirmoje rritjen me te madhe ne histori te pagave dhe pensioneve- investime rekord edhe ne turizem

17-11-2010 / Gazeta 55

Kryemnistri Sali Berisha ka folur edhe sot ne mbledhjen javore te Keshillit te Ministrave per buxhetin e vitit 2011-te. Berisha tha se per vitin e ardhshem vendi do te kete buxhetin me te madh deri me tani i cili permbush te gjitha objektivat e qeverise si rritja e rrogave dhe pensioneve dhe infrastrukturen rrugore. Buxheti perballon ndertimin e rrugeve dhe perfundimin e mbi 2 mije km rruge nga te cilat me kryesorja eshte Tirane-Elbasan- tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit theksoi se ky buxhet do te mbeshtese fort turizmin duke theksuar se do te shqyrtohet cdo problem qe ka per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Sipas kryeministrit do te shqyrtohet cdo investim qe ka te beje me turizmin qe mos te kete me probleme ne vere. Lajmi qe agjencia e lajmeve per turizmin Lonely Planet rendiste Shqiperine nje nder destinacionet turistike qe duhet vizituar eshte nje moment entuziast tha kryeministri duke premtuar investime te medha per zhvillimin e jashtezakonshem te turizmit. Lajmi me pozitiv qe qytetaret e planetit kane marre vesh ka qene kur agjencia me prestigjoze e turizmit shpalli Shqiperine Miss Bota per vitin 2011- tha Berisha. Ne kete pike kreu i qeverise theksoi se prioritet per vitin 2011 do jete pikerisht turizmi ndaj kerkoi qe Ministria e Kultures e Mjedisit dhe ajo e Puneve Publike te marrin masa dhe te inspektojne ku jane zonat qe kerkojne pastrim urgjent rruge drejt zonave arkeologjike dhe madje ritrajtim te keshtjellave. Ndaj dhe ne menyre absolute qe javen tjeter do ulemi te marrim ne analize nje nga nje cdo problem qe ka te beje me mikpritjen e vendit cdo raport per investim qe shkon per turzimin. Ne do te bejme gjtihcka qe ne kete sezon turistik Shqiperia te jete me e paster dhe me e bukur. Jane me qindra vendet turistike qe Shqiperia ofron. Kemi trashegimi te pasur kulturore dhe urdheroj inspektoret te inspektojne te gjitha vendet e trashegimise kulturore qe jane me qindra ne menyre qe ato te mos humbin. Te inpsketohen te gjitha e vendeve arkelogjike. Duhet te jene perparesi absolute per invetime asfaltime rruget qe te cojne ne kala keshtjella kerkoj madje ritrajtim te keshtjellave- tha Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij ata qe shpallen Shqiperine Miss Planeti duhet qe nepermjet investimeve nga ana shqiptare te marrin bekimin e miliona turisteve qe pritet te vijne vitet e ardhshme ne vendin tone. Ai gjithashtu ka kerkuar qe te nisin kontrollet nga ISHP-ja dhe agjensia e mjedisit qe mos te verehen me problemet me ndotjen e mjedisit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›