E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri behet prezantimi i projektit. Berisha Prishja e Piramides kriter ekonomik- debat me qytetaret

17-11-2010 / Gazeta 55

Deklarata e Kryeministrit/Kryetari i bashkise Rama asgje per Tiranen vec mbjedhjes se kumbullave te kuqe dhe ngjyrosjes se pallateve


- 25 firma nderkombetare interes per godinen e re te kuvendit


U be sot prezantimi i projektit per ndertimin e Parlamentit te ri ne Komitetin nderministror i cili pritet te inaugurohet me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise ose e thene ndryshe me 28 Nentor te vitit 2012-e. Kryeministri i vendit Sali Berisha e cilesoi projektin ne fjale si me te rendesishmin nder vite ndersa theksoi si domosdoshmeri ekonomike prishjen e Piramides dhe ndertimin aty te tempullit te ri te demokracise. Berisha tha se eshte koha me e cmuar per realizimin e ketij projekti dhe se per kete do iniciohet edhe nje debat me qytetaret. Parlamenti do te jete gati ne 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Realizojme kete projekt ne kohen me te cmuar per vendin ne rrugen drejt integrimit- tha kryeministri. Kreu i qeverise theksoi se vendimi per prushjen e piramides eshte i formes se prere dhe se smund te pranohet ylberizmi i Edi Rames. Kryeministri solli ne vemendje se Rama po e mbron piramiden pasi eshte ndertim i atit te tij shpirteror duke theksuar se kryebashkiaku i ka ditet e numeruara pasi shqiptaret me voten e tyre do ti japin ate qe meriton.
Ylberizmi i Edi Rames per parlamentin smund te pranohet. Prishja e godines eshte nje vendim i formes se prere. Do te zhvillojme nje debat te gjere me qytetaret dhe shoqerine civile per projektin. Qytetaret do te shprehin pelqimin per kete projekt te rendesishem- tha kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit iu referua edhe qendrimit te kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ai tha se kryebashkiaku ska bere asgje per qytetin vec mbjedhjes se kumbullave te kuqe dhe ngjyrosjes se pallateve me ngjyra. Edi Rama ska bere asgje per Tiranen. Ne te gjithe hapesiren e kryeqytetit ka mbledhe vetem kumbulla te kuqe dhe pallateve me ngjyra- vuri ne dukje Berisha ne takimin ku po prezantohet projekti per Parlamentin e ri i cili do te ndertohet te Piramida.
Ne takimin e radhes te Komitetit nderministror ska marre pjese kryetari i PS-se dhe njeherazi i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Edhe pse ka qene i pranishem ne takimin e pare sot ai shpjegoi permes nje letre drejtuar kryetares se Kuvendit gjasme arsyet qe e cuan ate te mos behej pjese e kesaj tryeze.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›