Edvini vazhdon te flase per nje oferte te supozuar mazhoranca i kerkon dorezimin e propozimit ne Kuvend
Kryeministri Sali Berisha iu referua edhe sot ofertes se supozuar te socialisteve per hetimin e materialeve zgjedhore. Ne reagimin e tij Berisha ritheksoi edhe njehere se PS ende ska bere asgje konkrete dhe se ajo qe flitet neper media duhet te dorezohet ne Kuvend. Nuk jam ne dijeni te asnje oferte te re te Partise Socialiste.
Ftoj kryetarin e PS te dorezoje ne parlament oferten dhe propozimet e tij per zgjidhjen e ngercit politik- tha Berisha. Kreu i qeverise vuri ne dukje se oferta e opozites qe mban daten e 14 shtatorit eshte nje lloj mungese e theksuar serioziteti pasi aty shkruhet per hetim te pakufizuar te zgjedhjeve cka bie ndesh me parimet demokratike dhe parimet themelore te funksionimit ligjor dhe kushtetutes te shtetit. Rama paska quajtur oferte te re ate te 14 shtatorit. Kjo per mua eshte nje lloj mungese e plote serioziteti. Ne ate oferte shkruhet per hetim te pakufizuar por ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet apo institucion qe te kene fuqi te pakufizuar- tha Berisha.
Ai garantoi opoziten se do ta shqyrtoje me seriozitetin me te madh oferten e opozites per zgjidhjen e ngercit politik ne vend sapo ajo te mberrije ne tryezen e kreut te mazhorances. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka perseritur oferten e opozites per zgjidhjen e ngercit politik. Duke i kerkuar kryeministrit Berisha ti jape pergjigje ofertes se re te opozites per hetimin e materialeve zgjedhore pa prekur fletet e votimit kryesocialisti theksoi se kjo eshte e vetmja rruge per te bere transparencen e zgjedhjeve te kaluara e per te shpetuar zgjedhjet e ardhshme. Berisha duhet ti jape pergjigje ofertes se opozites qe ja kam vene une personalisht mbi tavoline dhe te zgjidhe krizen. Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza duke bere transparencen e zgjedhjeve- theksoi kreu i opozites ne nje konference per mediat nga selia roze.