Berisha: Caktoni vendndodhjen e mbetjeve urbane
30/03/2012 Kryeministri takon krerët e pushtetit vendor, u jep porositë për zhvillimin e mjedisit
“Shqipëria dixhitale”, Posta Shqiptare do të hapë 1200 zyra për internet falas
Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim pune të zgjeruar me prefektët dhe kryetarët e këshillave të qarqeve të vendit. Krijimi i një mjedisi sa më të pastër për qytetarët dhe projekti “Shqipëria dixhitale” ishin dy çështjet në të cilat u përqendrua kreu i qeverisë në diskutimin e tij. Ai tha se për zgjidhjen sa më efiçente të tyre kërkohet angazhimi serioz i pushtetit lokal në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e qeverisjes qendrore. Për këtë Kryeministri Berisha theksoi se është e domosdoshme të shënohet një kthesë rrënjësorë në qëndrimin ndaj mjedisit. Ai tha se zgjidhja e problemit të plehrave më shumë se në çdo gjë tjetër ka impakt direkt në mbrojtjen dhe zhvillimin e shëndetit të qytetarëve shqiptarë, si dhe në imazhin e vendit. Kryeministri deklaroi se ky problem mund të trajtohet me sukses vetëm duke u konsideruar nga secili prej qeveritarëve vendorë dhe qendrorë si problemi më kryesor e më shqetësues. “Ky është një problem i komplikuar, por duhet të praktikojmë ndërhyrjet emergjente, të cilat janë përcaktimi me përparësi i të gjitha vendndodhjeve ku do të hidhen mbetjet, ripozicionimi i tyre”, - tha Berisha. Në këtë kontekst ai u kërkoi drejtuesve vendorë që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike dhe drejtoritë e mjedisit të përcaktojnë për çdo komunë zonat e vendndodhjeve të plehrave. Në përfundim Kryeministri shprehu besimin se nga bashkëpunimi i qeverisë qendrore me ato vendore do të arrihet të hapet një kapitull i ri me një qëndrim të ri, të rëndësishëm për vendin, siç është qëndrimi ndaj mbetjeve urbane. Sa i takon projektit “Shqipëria dixitale” Kryeministri bëri të ditur nismën më të re të Postës Shqiptare, e cila përveç 510 zyrave ekzistuese do të hapë 1200 të tjera, ku do të ofrohet internet falas për qytetarët e vendit.